Itali/ Futbollisti shqiptar mposht COVID-19, rikthehet në Seria A

E martë, 1 Korrik, 2025

Mediat në Itali dhe sidomos ato që qëndrojnë pranë klubit të kaltër bëjnë me dije se mbrojtësi i kombëtares shqiptare e ka kaluar virusin famëkeq. Tamponi i fundit të cilit i është nënshtruar ka dalë negativ dhe me shumë gjasa do të jetë gati për ndeshjen e radhës në Europa League atë ndaj holandezëve të AZ Alkmaar.

Elsaid Hysaj u infektua me COVID-19 gjatë grumbullimit me kombëtaren shqiptare teksa rezultoi pozitiv para ndeshjes së Nations League ndaj Bjellorusisë.

Në këto dy javë kuqeziu ka qëndruar në karantinë, por nga dita e sotme pritet t’i bashkohet Napolit në stërvitje me shpresën se do të luajë disa minuta në sfidën e të enjtes ndaj Alkmaar për të qenë plotësisht gati për takimin e fundjavës në Serie A ndaj Crotones në transfertë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.