Shqiptarët e Australisë bashkë në Festën e Flamurit

E mërkurë, 8 Maj, 2024

Të shtunën herët në mëngjes në sheshin qendror të Melburnit, “Federation Square” u tubuan disa qindra shqiptarë në ceremoninë e organizuar nga kryesia e Komunitetit Shqiptaro-Australian.

Fillimisht kryetari z.Sezar Jakupi përshëndeti të pranishmit duke falenderuar për pjesëmarrjen e tyre dhe theksoi se ky vit shënon edhe një datë historike tjetër të shqiptareve, kur më 20 tetor në Kanbera u hap dhe ambasada e parë e Republikës së Shqipërisë dhe ne sot jemi të privilegjuar që në mesin tonë kemi dy ambasadorët e shteteve tona.

Në fjalën e tij Ambasadori i Republikës së Shqipërisë Dr. Edmond Trako duke uruar festën më të madhe kombëtare ai tha se shqiptarët ndër shekuj kanë qenë të robëruar por çdo herë të bashkuar, këtë e dëshmon edhe ky organizim i sotëm ku shqiptarët në këtë shtet kaq të largët dhe të ardhur para 100 vitesh, me mall dhe patriotizëm kanë mbajtur vlerat kombëtare. Ju jam shumë mirënjohës dhe ju falënderoj nga zemra për gjithë këtë që keni bërë ndër vite për të ruajtur vlerat tona kombëtare. Kjo është një dite që në bën të ndihemi krenar për luftën dhe sakrificat e popullit tonë ndër shekuj, është një ngjarje që na bën të jemi mirënjohës pa fund për rilindasit tonë të mençur që e pavarësuan Shqipërinë në një prej periudhave më të vështira të ekzistencës së historisë së saj. Data e 28 Nëntorit është një festim historik edhe për mërgimtarët tanë siç është për tërë kombin shqiptar. Në ditën e festës së flamurit një gëzim të veçantë përjetojnë mërgimtarët të cilët e ndjenë në shpirt për çdo ditë mungesën e atdheut të tyre. Ndaj kësaj dite të bekuar kombëtare më shumë se mërgimtaret më shumë se ju, nuk mund ti gëzohet asnjë shqiptar, pikërisht rrugëtimi i Pavarësisë filloi nga mërgimi dhe mërgimtarët, patriotët shqiptarë.

Ndërsa Ambasadori i Republikës së Kosovës dr.Hajdin Abazi në fjalimin e tij tha se: Ndihem shumë mirë që ndodhem në mesin tuaj së bashku me ambasadorin Trako sepse sot ne kemi dy shtete ndërsa nesër mund të kemi tre ose katër por kombin, gjuhën, historinë dhe flamurin i kemi të përbashkët, i kemi një dhe të pandarë. 28 Nëntori njihet edhe si paraqitja e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1997, një ushtri e cila doli nga populli për të mbrojtur popullin nga okupuesi i cili dëboi afro një milion shqiptarë përtej kufijve. Liria e Kosovës u la me shumë gjak nga ushtarët e UCK-se dhe sot dikush mundohet ta manipuloj luftën e drejtë të ushtrisë çlirimtare dhe kujton se të gjithë ne e kemi për obligim duke ngritur zërin si individë si organizata dhe komunitete për të thënë të vërtetat e UCK-së. Dhe të kujtoj se flamur që është ngritur sot këtu, është ngritur mbi gjakun, sakrificat e luftëtarëve për ta fituar lirinë dhe e kemi mbrojtur edhe kur kemi qenë të pushtuar kur kemi qënë të arrestuar por nuk jemi ndale sepse flamuri kombëtar është një dhe i vërtetë.

Gjithsesi, duartrokitjet më të mëdha pa dyshim i fitoj vogëlushja Vlera Selimi e cila recitoi një vjershë kushtuar 28 Nëntorit dhe heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Në ceremoninë e ngritjes së flamurit morën pjesë dhe shumë aktivistë të shquar të komuniteitit si profesor Shaip (Erik) Lloga, kryebashkiaku i Dandenongut z. Jim Memeti dhe një numër i madh i bashkatdhetarëve nga qyteti i Shepërtonit në krye me kryetarin z.Enver Sabri dhe ish kryebashkiaku Dinny Adem si dhe ish kryetari i komunitet nga Melburni z. Bashkim Bekiri i cili para 8 viteve ishte iniciator kryesor i ngritjes se flamurit kombëtar për çdo 28 Nëntor dhe 17 Shkurt. Po ashtu këtë ceremoni e pasuroi dhe pjesëmarrja e ikonës së ekranit televiziv shqiptare znj. Tefta Radi dhe shumë e shumë aktivistë të shquar.

Nga sheshi i federatës festimi vazhdoi në ambientet e restorantit “Ambrosija” në pronësi të një shqiptari nga Vlora kurse në mbrëmje komuniteti shqiptar në Dandenong (Keshava) ka shtruar një darkë për nder të festës kombëtare ku të dy ambasadorët do të kenë rast të njihen me lagjen më të madhe shqiptare që jeton në Australi.

Të dielën komuniteti shqiptar në Shepparton organizon festën e 28 Nëntorit.

Organizime te ndryshme me rastin e festës kombëtare do të mbahen edhe ne qytetet e tjera ku jetojnë shqiptarët, në Perth, Adelaide, Brisbane dhe Sidnej.