Greqi/ Të mësosh shqip në kohë pandemie !    

E premte, 26 Prill, 2024

Në veri të Greqisë, çdo fundjavë, takohet me nxënësit e saj mësuesja Majlinda Lipi. Ritualin nuk e anuloi dot as pandemia, pasi reagimi i grupit mësimor ishte i menjëhershëm, duke shfrytëzuar teknologjinë për të realizuar lehtësisht objektivën e tyre. Që nuk është tjetër, veçse mësimi i gjuhës amë dhe njohja me traditën, historikun, kulturën e atdheut që për shumicën e nxënësve të Majlindës e mësueseve të LMSHG (Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi) nuk është vendlindja!

Si u angazhuat në radhët e LMSHG dhe që kur ofroni kontributin tuaj vullnetarisht, tek fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Greqi?

Si për çdo emigrant, edhe për mua integrimi në një shoqëri të re me një kulture dhe gjuhë të ndryshme nga e jona, nuk ka kaluar pa lenë gjurmë në jetën time. Madje mund të them se ishte një ndryshim rrënjësor i gjithë jetës sime deri në ato vite. Isha bashkëshorte, kisha plotësuar ëndrrën e çdo vajze isha bërë nënë, por kisha ndjesinë që diçka më mungonte. Më mungonte jeta dhe aktivitetet e dikurshme. Më dukej se kisha humbur veten time në atë rutinën e përditshme.

Kujtoj që gjatë atyre viteve lexoja shumë. Lexoja letërsi artistike, psikologji, filozofi madje dhe shkruaja shumë. Gjate kontakteve të mia me gazetën ku disa herë dërgoja shkrimet e mia, mësova se prej shumë vitesh në shtetin grek ushtronte aktivitetin e saj LMSHG. Atëherë doja të dija, të mësoja shumë më shumë rreth kësaj lidhjeje pjesë e së cilës kam nderin të jem. Ishte viti 2017. Gjatë këtyre viteve kam pasur mundësinë te njihem me shumë kolegë të mi që mund t`i quaja edhe miq të mirë, por mbi të gjitha luftëtarë të denjë për të përhapur gjuhën dhe shkronjat e arta të gjuhës shqipe në mbarë Greqinë.

Sapo u anëtarësova në LMSHG, fillova edhe unë si gjithë kolegët e mi përpjekjet për çeljen e kursit të parë të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në qytetin e Katerinit. U mundova që me çdo kusht fëmijët e emigrantëve shqiptarë të këtij qyteti të kishin mundësinë të mësonin të shkruanin dhe të lexonin gjuhën tonë të bukur shqipe, që është plot gjallëri e jetë ashtu siç e cilëson dhe Naimi “Gjuhë Perëndije”.

Pas shumë mundimesh më në fund arrita të hap kursin dhe të kem grupin e parë të nxënësve të mi në Diasporë, ku nxënësja më e vogël ishte vajza ime aso kohe vetëm 5 vjeç.

Për të 2-tin vit radhazi Kursi i Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe në qytetin e Katerinit është kthyer në një koshere të vogël që gumëzhin nga zërat e gjithë fëmijëve që dëshirojnë të mësojnë gjuhën shqipe, gjuhën e të parëve të tyre, gjuhën më të bukur në botë.

Vështirësitë për hapjen e kursit kanë qenë ta panumërta dhe thjesht do të doja t`i përçoja tek lexuesit me anë të këtij shkrimi që përkon me ditën e parë të hapjes së kursit.

Dikur në fëmijërinë time kam lexuar librin “Në mos nesër, pasnesër”, të autores italiane Rëne Rexhani”. Një libër ky i përkthyer në shqip dhe i përshtatur aq bukur për fëmijë.

Në libër bëhet fjalë për një mësues i cili shkon në Bazilikatë, një krahinë e prapambetur e Italisë së Jugut për të hapur shkollë. Një mësues i ri, i sapodiplomuar i ndodhur në një mjedis meskin, prapanik që shkollimin e fëmijëve e shohin më tepër si mjet për të larguar fëmijët nga shtëpia sesa edukim për ta. Me një valixhe të vogël me rroba dhe me një pasion të madh ai përballet me të gjitha vështirësitë që i dalin përpara.

Më kanë mbetur në mendje dhe sot tre fjalë nga ky libër: një kovë, një pus dhe një mësues. Kjo treshe ishte e pandarë, sepse asgjë tjetër nuk funksiononte. Një stallë për derra ishte klasa, kuzhina dhe dhoma e fjetjes. Jashtë stallës ishte një pus, kishte një kovë për të nxjerrë ujë prej tij.  Mësuesi ishte ai që duhet të kujdesej jo vetëm për pusin dhe kovën, por edhe për çdo gjë që e rrethonte. Nga autoritetet dëgjonte vetëm premtime dhe asgjë më shumë, ashtu siç është dhe vetë titulli i librit “Në mos nesër, pasnesër”. Dhe kështu shtynte ditët por pasioni e çoi më tej dhe ishte pasioni i tij që grisi tisin e errësirës, tisin e padijes duke bërë të mundur hapjen e shkollës jo vetëm në atë zonë, por edhe në zona të tjera të prapambetura të Italisë së asaj kohe.

Dikur e kam adhuruar këtë libër, këtë mësues dhe pasionin e tij të madh, por asnjëherë nuk e kisha menduar se edhe unë do të kisha pak ngjashmëri me këtë personazh.

Gjatë kohës që mundohesha të hapja kursin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe këtu në shtetin helen dhe konkretisht në qytetin e bukur bregdetar të Katerinit, jo rrallë më ka shoqëruar aventura dhe peripecitë e këtij mësuesi. Fjalët “në mos nesër pasnesër” kanë qenë bashkudhëtaret e mia gjatë përpjekjeve për të hapur kursin e mësimit të gjuhës shqipe në qytetin e Katerinit.

Por pas stuhisë gjithmonë del dielli. Ashtu si personazhi kryesor i romanit që triumfon dhe hap shkollën në kushte mjaft të vështira, duke marrë pak guxim mund të them me plot gojë që përpjekjet e mia u realizuan me sukses.

Sot jam e lumtur që më në fund u çel në Katerini, kursi i parë për mësimin plotësues të gjuhës shqipe.

Do të doja të falenderoja të gjithë bashkudhëtaret e mi në këtë nismë, të cilët i kisha përkrah meje në gjithë përpjekjet e mia. Do të doja të falenderoja të gjithë ata që besuan në dëshirën e mirë dhe i dhanë hov hapjes së kursit,do të doja të falenderoja të gjithë prindërit për besimin që më dhanë, do të doja të falenderoja gjithashtu edhe të gjithë ata që nuk besonin në hapjen e ketij kursi, pasi më dhanë më shumë forcë dhe besim në vetvete për hapjen e kursit.

Tani që kursi i Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe në qytetin e Katerinit jep kontributin e tij vullnetar për mësimin e gjuhës shqipe them se i’a ka vlejtur çdo sakrificë për çeljen e tij.

Cilat janë karakteristikat e komunitetit shqiptar në zonën veriore të Greqisë, ku jetoni? Rrethoheni nga një komunitet i konsoliduar, të lidhur me njëri-tjetrin, apo si një zonë më e vogël, kryesisht janë individë e familje të integruara plotësisht në shoqërinë vendase, që mbajnë gjallë zjarrin e atdhedashurisë? Keni histori suksesi të shqiptarëve, në zonën tuaj?

Mund të them me pak fjalë që në qytetin e Katerinit jetojnë mjaft shqiptarë, por nuk funksionon deri me tani ndonjë shoqatë apo organizatë e mirëfilltë. Shumica e familjeve të nxënësve që ndjekin kursin e mësimit të gjuhës shqipe janë të integruara prej vitesh në shoqëri dhe dëshirojnë shumë që fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën shqipe. Janë nga ato familje që e kanë kuptuar se të integrohesh sa më shpejt në një shoqëri të huaj nuk do të thotë të flasësh vetëm në gjuhën e vendit ku jeton.

Ajo që mua më ka bërë përshtypje ka qenë fakti se vitin që shkoi kur sapo u çel edhe kursi i gjuhës shqipe, një çift te rinjsh të rritur në Greqi dëshironin shumë që vajza e tyre të mësonte shqip. Mendoj se ky është një fakt për t`u përgëzuar pasi gjithmonë shohim të kundërtën.

Komuniteti i shqiptarëve që banojnë në qytetin e Katerinit përfshin gati të gjitha trevat shqiptare nga Jugu ne Veri. Kjo të jep edhe mundësinë që të gjithë së bashku të përvetësojmë dhe të pasurojmë leksikun edhe me shumë fjalë dhe shprehje të larmishme nga të gjitha trevat. Të gjitha këto mund ti shohim me kujdes dhe me shumë interes së bashku me fëmijët. Gjithashtu mund të them se gati në të gjitha shkollat e qytetit fëmijët e emigrantëve shqiptarë kanë rezultate mjaft të larta në mësime.

Mendoni se pandemia do të luajë rol dramatik në ecurinë e kurseve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, apo do t’ja dilni mbanë, pavarësisht vështirësive?

-Pandemia…

Përveç të gjitha problemeve që hasen tek kurset e gjuhës shqipe, mësuesve tani do t`u duhet të kapërcejnë edhe një barrierë tjeter siç është pandemia. Duke u përqendruar tek kursi im gjatë këtyre dy viteve, mund të them që vështirësitë janë të konsiderueshme. Do të doja të ndalesha pak më gjatë këtu.

Vjet kursi i gjuhës shqipe filloi në kushte normale, por me fillimin e papritur të pandemisë u detyruam të punonim online. U munduam të gjenim mënyra së më të thjeshta në përdorim nga prindërit, gjithashtu dhe efikase në procesin e mësimit. Duke qënë se rrjetet sociale janë sot gjithmonë e më të përdorura u munduam t`i shfrytëzonim për vazhdimin e mësimit. Të gjitha boshllëqet që na u krijuan nga mësimi i papritur dhe i detyruar online, u munduam t`i kapërcejmë gjatë kohës që u rikthyem përsëri në klasë deri në fund të vitit shkollor.

Për vitin shkollor 2020-2021, mund të them se kemi një rrugë mjaft të gjatë përpara. Duke marrë parasysh kushtet në të cilat ndodhej qyteti i Katerinit para fillimit të vitit shkollor dhe masat mbrojtëse ndaj Covid-19, u detyruam që këtë vit shkollor ta fillojmë online.

Mësimi online është mjaft i vështirë për fëmijët, pasi mos harrojmë që na duhet t`u mësojmë gjuhën shqipe fëmijëve që janë lindur dhe po rriten në Grqi dhe problemet janë të shumta.

Së pari do të thoja që në një grup të vogël nxënësish kemi fëmijë që kuptojnë dhe flasin shqip, fëmijë që kuptojnë por nuk flasin shqip dhe grupi që kërkon një përkujdesje gjithmonë e më të madhe siç janë fëmijët që kuptojnë dhe flasin shumë pak shqip. Kjo e bën edhe më të vështirë mësimin online për të gjithë fëmijët.

Së dyti do të përmendja faktin që të gjithë fëmijët pavarësisht moshës (nxënësit e kursit i përkasin moshës nga 6- 12 vjet), kanë probleme me artikulimin e bashkëtingëlloreve të ndryshme dhe puna në klasë të krijon mundësi më të madhe që t`i ndihmosh nxënësit për një artikulim sa më të pastër dhe të qartë të shkronjave dhe të fjalëve.

Dhe çështja më e rëndësishme për t`u diskutuar për mësimin online është dhe teknologjia. Jemi të vetëdijshëm që jo të gjitha familjet i kanë mundësitë për një përdorim sa më të mirë të teknologjisë. Kam zgjedhur për të punuar me Platformën “Skype “, e cila nga prindërit e nxënësve është menduar se do jetë më e lehtë në përdorim.

Pavarësisht të gjitha vështirësive që sapo përmenda, do të shtoja që nxënësit e Kursit të Gjuhës Shqipe në qytetin e Katerinit këtë vit shkollor kanë në duart e tyre librat shkollorë dhe jashtëshkollorë, Fjalorin Shqip – Greqisht të dhuruar nga Qendra e Botimeve për Diasporën.

Gjithashtu gjatë zhvillimit të mësimit online, do të kemi mundësi të punojmë edhe përmes Platformës Digjitale “Schoolme” të mundësuar përsëri nga Qendra e Botimeve për Diasporën, të cilën e falenderojmë për ndihmën në përhapjen e mësimit të gjuhës shqipe për komunitetin shqiptar në diasporë.

Nuk mund të them se ka për të qenë i lehtë mësimi në këto kushte pandemie, por besoj dhe shpresoj shumë që të gjithë së bashku prindër-mësues-nxënës do ia dalim mbanë.

Gjatë viteve që angazhohesh në LMSHG, cilat janë problemet kryesore me të cilat ndeshen mësuesit vullnetarë, në përgjithësi? Dhe çfarë duhet të ndryshojë për të siguruar vazhdimësinë e mësimeve, tek brezi i dytë e i treti në vijim?

Duke parë përpjekjet shumë vjeçare të kolegëve të mi dhe të miat gjatë këtyre viteve, do të doja të përqëndrohesha tek përpjekjet e mëdha për marrjen e lejeve nga autoritet lokale dhe sigurimin e klasave për zhvillimin e mësimit të gjuhës shqipe.

Është diskutuar mjaft herë nga të gjithë kolegët e mi, që nuk mjafton vetëm dëshira dhe puna e mësuesve të gjuhës shqipe për vazhdimësine e kurseve. Hallka më e rëndësishme për mendimin tim, është bashkëpunimi i prindërve me mësuesit. Në radhë të parë me dëshirën për të çuar fëmijët në kurset e gjuhës shqipe që nuk janë të pakta në ditët e sotme. Janë prindërit ata që duhet t`u krijojnë mundësinë fëmijëve për të mësuar gjuhën shqipe, gjuhën mëmë, pasi dihet që gjuha mëmë është bazë për mësimin e të gjitha gjuhëve të tjera.

Në këtë vit shkollor në kursin tonë, megjithëse në kushte pandemie u regjistruan edhe nxënës të rinj. Nëna e njërit prej nxënësve më të vegjël të grupit, mjaft e interesuar që fëmija i saj të mësojë gjuhën shqipe, ndër të tjera më pyet edhe si mund ta ndihmoj unë fëmijën në këto kushte.

Fol sa më shumë shqip !- i them.

Ajo që unë kam venë re me fëmijët e grupit tim, ka qënë fakti që të gjithë fëmijët, që në familjet e tyre komunikojnë në gjuhën shqipe, kanë nje ecuri mjaft të mirë në krahasim me fëmijët e tjerë ku gjuha shqipe nuk është gjuha që flitet në mjediset familjare.

Keni dëshirë të ndani me lexuesin ndonjë moment mbresëlënës me nxënësit gjatë këtyre viteve? Nga eksperienca juaj, apo aktivitetet kulturore vjeçare që zhvilloni?

Duke qënë se për kursin tonë ky është viti i dytë shkollor dhe në kushte mjaft të vështira, do të thoja se jam mjaft e kënaqur me punën e nxënësve. Shoh në sytë e tyre ndrojtje dhe emocion pasi nuk munden t`i shqiptojnë si duhet të gjitha fjalët, por gjithashtu vë re edhe një dëshirë të madhe për të recituar vjershat e ndryshme që kemi mësuar të gjithë së bashku.

Në Qershor në fund të vitit shkollor, duke respektuar gjithmonë distancimin në banka dhe nga njëri-tjetri, organizuam edhe një mbyllje të vogël por mjaft të bukur të vitit shkollor. Kënaqësi dhe emocion i madh kur sheh dhe dëgjon cicërimat e zogjve të shqipes në gjuhën mëmë.

Unë jam optimiste dhe them se edhe këtë vit shkollor, megjithëse në kushte të vështira prej pandemisë, së bashku me fëmijët do të organizojmë gjëra mjaft të bukura.

Sepse ne duam dhe duhet t`ia dalim.

Sepse ne kemi moton tonë:

NE MËSOJMË SHQIP EDHE NË KOHË PANDEMIE

Pak fjalë për mësuesen Majlinda Lipi, nga vitet e studimeve në atdhe e deri në rrugën e vështirë të emigrimit në Greqi.

-Kam lindur dhe jam rritur në qytetin ku u lindën serenatat, në Korçë. Në një qytet në formë zemre, ku kitarat netëve marrohen (ashtu siç e përshkruan edhe poeti i madh korçar S. Rusi).

Kam mbaruar studimet e larta për Gjuhë – Letërsi në Fakultetin e Mësuesisë në Universitetin “Fan S. Noli “në Korçë. Gjithashtu jam diplomuar në Master në Mësimdhënie po në Universitetin e Korçës. Çdo gjë e kam të lidhur me qytetin tim të lindjes Korçën. Lojrat e fëmijërisë në rrugicat me kalldrëm, vitet e bukura të adoleshencës, edhe studimet e mia janë te lidhura ngushtë me të. Gjithë jeta ime ka qenë ai qytet që për mua do mbetet gjithmonë magjik.

Prej gati 10-vjetësh jam larguar prej tij, por ai kurrë prej meje. Madhështia dhe bukuria e tij më kanë shoqëruar kudo. Gjithmonë kam pasur mall për vendlindjen. Dhe duke u mbështetur tek folklori ynë i artë do të doja të citoja këto vargje të popullit tonë:

Po dëgjon zogu i shqiptarit

amanetin e mërgimtarit

ngado të vini e ngado të shkoni

vendlindjen kurrë mos e harroni.