Mjekët e shoqatës “Albanians Fighting Cancer” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndihmuar spitalin rajonal të Korçës me pajisje dhe mjete të domosdoshme për të kontribuar sado pak në përballimin e situatës së vështirë të pandemisë.
Mjekët shqiptarë Inesa Cipi, Roberta Panariti, Ivi Kasimati, Albana Mihali dhe Irma Bufi janë të parët që u bënë pjesë e kësaj nisme.
“Albanians Fighting Cancer” organizatë shqiptare në Boston, SHBA në muajin qeshor u ka ardhur në ndihmë pacientëve me sëmundje tumoriale të një spitali në Plymouth. Falë një donacioni të siguruar u bë i mundur dhurimi i disa pajisjeve mbrojtëse personale të tilla si, veshje mbrojtëse, helmeta, syze, rroba ose pajisje të tjera të krijuara për të mbrojtur trupin e pacientit nga infeksione të ndryshme.
“Albanians Fighting Cancer” USA është një organizatë e përbërë nga vullnetarë dhe mjekë shqiptaro-amerikanë, e cila ka në fokus ndërgjegjësimin në komunitetin shqiptar në SHBA dhe më gjerë për parandalimin dhe trajtimin e tumoreve dhe gjithashtu ndërtimin e një rrjeti mbështetjeje për familjet të cilat përballen me betejën kundër kancerit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.