SHBA/ Ndihma në kohën e pandemisë, mirënjohje zyrtare për shqiptarin

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Ndihmat ushqimore për familjet në nevojë janë edhe më të domosdoshme në këto kohë pandemie. Në Bronks të Nju Jorkut, Hasan Ademaj, pronar i një picerie ka shpërndarë ushqim falas për banorët në nevojë, spitalet dhe stacionet e policisë dhe zjarrfikësve në zonën përreth picerisë.

Për këtë gjest ai është vleërsuar nga Këshilli Bashkiak i qytetit për bujarinë, zemër-gjerësinë, dhe kujdesin e treguar për qytetarët.

“Jemi të lumtur që ia paraqesim këtë Mirënjohje zyrtare të Këshillit bashkiak të Qytetit të Neë York-ut, Dr. Hassan Ademaj, i cili demonstron veprime të përditshme mirësie, dashurie dhe kujdesi për komunitetin, dhe mbarë njerëzimin. Ai jep ushqim falas, duke ndihmuar banorët e këtij qarku, që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të paguar atë ushqim. Ai, (Hasan Ademaj) më ndihmën bujare dhe shumë gjeste të tjera të dhënies, së ndihmave, mishëron atë ideal të trajtimit të të tjerëve ashtu siç do të dëshironim të trajtojmë veten dhe të dashurit tanë. Qyteti ynë i madh, është krenar që të japi këtë vlerësim për shërbim shembullor, si Hassan Ademaj, i cili tregon se ai është me të vërtetë një nga më të mirët. Jam krenar që njoh shërbimin e tij të nderuar dhe të lavdërueshëm”, thotë anëtari i Këshillit, Fernando Cabrera.

Ademaj ndërsa pranoi mirënjohjen e qytetit, tha se ishte një nder për të pranonte Certifikatën e  Mirënjohjes së Këshillit të Bashkisë së Qytetit të New York, ai tha se : “Ne po përpiqemi të bëjmë më të mirën për komunitetin, veçanërisht me këtë kohë të vështirë.”

Në ceremoninë zyrtare mbajtur para kamerave të televizionve kryesore të qytetit, në dyqanin “Bella Pizza” në Bronx, Anëtari i Këshillit Fernando Cabrera, tha se ishin banorët e kësaj lagje, dhe përfaqësues të komunitetit të cilët kërkuan që pronari i “Bella Pizza” të njihej për veprat e tij të mira, raporton gazetari Beqir Sina

Ademaj i diplomuar në Tiranë, ishte një mjek para se të vinte në Amerikë, por ai nuk mund të praktikonte profesionin në SHBA, pa konvertimin dhe diplomën Amerikane të mjeksisë. Kështu, ai hapi një dyqan picash për të ndihmuar familjen e tij të fillonte një jetë të re, në fushën e biznesit, e cila rezultoi e sukseshme.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.