SHBA/ Pasioni mbi piano i Hermira Gjonit 

E shtunë, 27 Prill, 2024

Ajo është cilësuar si mbretëresha e pianos nga kritika, bashkëpunëtorët dhe kolegët e saj por përmbi çdo çmim dhe vlerësim, vyrtytet njerëzore dhe ato artistike flasin vetë duke i dhënë portretit artistik konture njerëzore deri në perfeksion.

Hermira Gjoni ka një karrierë artistike mbi 50-vjeçare nëpër skena muzikore, koncertore si në Shqipëri po aq dhe jashtë saj e aktualisht deri në SHBA ku ajo jeton që prej vitit 1996. Janë me qindra koncerte e bashkëpunime nga të cilat kualiteti artistik dëshmon perfeksionin e një artisteje e cila pasionin e vet mbi piano e rrëfen sa përmes lojës së saj plot zhdërvjellësi po aq edhe me dashurinë që ajo ka për pianon të cilën ajo e ushtron sa  përmes praktikimit po aq edhe edukimit në çdo rreth shoqëror ku prezenca e saj flet mjeshtërisht me atë  lojë tingujsh ku ndërthuret përvoja dhe puna sistematike, disiplina e fortë, studimi sistematik, kujtesa që lidhet me ngjarjet gjurmëlënëse artistike dhe një pregatitje kulturore për t’u admiruar e mbi të gjitha përmes një shpirti njerëzor plot klas e dije të gjithanshme që çdo njeri do kishte dëshirë ti rrëfehej apo referohej.

Hermira është bashkëshortja e kompozitorit të njohur Simon Gjonit, veprat e të cilit i kujton me përpikmëri dhe i luan me aq shumë dashuri, ajo është nëna e skenografit, piktorit, regjizorit dhe artistit Andis Gjoni, ku ndjehet natyrshëm se fuqia e dimensionit artistik te njeriu përveçse kultivohet me punë dhe studim, është padyshim genetik. Është vjehrrë e mjekes Zana Nikolla ku raporti nuse -vjehërr është aq i bukur, frymëzues dhe edukues. Portreti i kësaj artisteje që ushqen me tinguj skena, ngjarje dhe lartëson artistët e tjerë që janë përkrah saj flet për njeriun e veçantë brenda saj; njeriun vital që ushqen atë artistik që publiku e ndjek dhe e duartroket, admiron dhe njeriun e zakonshëm, nënë, gjyshe e mike që jo gjithkush ka rastin ta takojë nga afër e që padyshim është më i veçanti profil jetësor plot virtyte. Pasioni për pianon vizatohet në qëndrimin e saj mbi të, ravijëzohet në gishtat që ndjekin rrjedhshëm notat, tingujt që vallëzojnë me fjalën dhe muzikën që bashkëjeton me kohën, veprat e vjetra e të reja e vjen tek ne si frymëmarrje edhe e atyre që nuk janë më duke valvitur gëzimin që sjell muzika  . Mbi piano ajo rrëfen këngën, fjalën, autorët, veprat të cilave artisti u jep jetë dhe përjetësi, rrëfen vetveten atë që u rrit mes pasionit për pianon dhe një pasioni që nuk rresht kurrë së rrituri artisten Hermira Gjoni. Pas shumë pjesësh muzikore ajo ndalet e rrëfen me po aq dashuri motivet që i lindën ato copëza historish që bashkëjetojnë në historitë muzikore sepse arti kurrsesi nuk është rastësor por një zinxhir reaksionesh jetësore ku në qendër është e bukura që prej artit jep dhe merr pa u ndaluar.

Rrëfen butësisht për historitë e familjes, për virtytet që i lexohen në çdo mendim dhe gjykim, flet mbi jetën e për fenomenet e aktualitetit që duket se e ka remedi muzikën . Profesoreshë Hermira i është kushtuar jo pak edukimit , janë me dhjetra e dhjetra studentë të cilëve ajo u mëson pianon e për këtë ka marrë vlerësime nga autoritete të larta të shtetit të Nju Jorkut .Ndërsa jep leksione mbi pianon studentëve të çdo moshe ajo kurrë nuk harron të falenderojë ata prej të cilëve mori leksionet e para për pianon që e shoqëron në çdo hap jete duke ia mbushur atë  plot vepra e emocione të bukura. Të pathënat e artistëve që duket sikur luajnë mbi partitura pjesë autorësh të mëdhenj, përkrah autorësh të mëdhenj, portreti njerëzor i Hermira Gjonit i ka të shkruara në zërin e butë  rrënjët dinjitoze të familjes së vjetër dhe asaj të re që rritet e ushqehet prej pasionit të një njeriu që do jetën ashtu siç do artin me të cilin ka veshur aq bukur mjedisin fizik dhe atë shpirtëror ku pentagrami është çelësi i vetëm drejt portave më të bukura të jetës nga ku buron lumturi.