Greqi/ Qeveria e Athinës mbyll pikën kufitare të Kapshticës

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Qeveria e Greqisë ka njoftuar këtë të enjte mbylljen e kufizir me Shqipërinë në pikën kufitare të Kapshticës. Kufizimi nis që të premten në mëngjes.

Sipas zëdhënësit të qeverisë greke Stelios Pesas pikat e tjera kufitare do të qëndrojnë të hapura, ndërsa do të lejohen të hyjnë vetëm kamionët nga pika kufitare që lidh Greqinë me Bullgarinë, Nymfea.

Sipas Ekathimerini, qytetarët që vijnë në përmes kufijve të tij tokësorë do të duhet të paraqesin një test negativ për koronavirusin të kryer jo më shumë se 72 orë para mbërritjes në Greqi dhe gjithashtu do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë antigjeni sapo të kalojnë kufirin.

Ndërkohë do të rritet kontrollet nga autoritetet shëndetësore dhe testimet në Greqinë Veriore për të pasur një ide më të qartë të ngarkesës epidemiologjike.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.