Spanjë/ Mjeku Sallabanda: Izolimi selektiv ul kurbën e infektimit nga COVID-19

E hënë, 30 Qershor, 2025

Mjeku shqiptar në Spanjë Kita Sallabanda flet për masat e mara nga shteti spanjoll ku sipas tij izolimi selektiv i zonave është një nga mënyrat për të ulur kurbën e infektimit.

“Në thelb, nuk kemi sot asnjë skemë të saktë të trajtimit të COVID-it, kemi skema që janë të përafërta. Dhe puna e vaksinës është një çështje që po diskutohet shumë dhe ka shumë pyetje për vaksinën që do të bëhet në dhjetor, janar po ka shumë pikëpyetje. Nga të gjitha trajtimet që kemi pasur ne në këtë periudhë ajo që ka qenë më efikase ka qenë izolimi. Karantina ka qenë në Francë, Spanjë, Gjermani, Itali… i vetmi mjet me të cilin ne kemi thyer kurbën e rritjes së infektimit ka qenë izolimi. A do ta bëjmë sot izolimin? Jo se kemi një problem ekonomik nga pas. Atëherë do të duhet të gjejmë të mesmen mes izolimit dhe zhvillimit ekonomik. Në këtë futen shumë faktor, ndërgjegjësimi i popullatës, ajo që gjithmonë e kam thënë, izolimi selektiv që është shumë i rëndësishëm që duhet të praktikohet. Me këtë ne në Madrid e kemi thyer kurbën. Nëse Madridi para tre javësh kishte 500 e ca të sëmurë për 100 mijë banorë, tani kemi 320 e përditë po shkojmë më pak”, thotë Sallabanda.

Ai thotë se në Madrid për shembull është aplikuar pushimi i zgjatur, tri ditë në fundjavë ku asnjë nuk hyn dhe nuk del nga Madridi. Ndërkohë në kryeqytet janë 32 zona në izolim total që ruhen me policë.

“Kemi pasur disa fundjave pushime të zgjatura, me 3 ditë pushimi, ka qenë e ndaluar dalja dhe futja në Madrid. Kjo nuk është një lockdo, po izolim selektiv i Madridit. Ne kemi izoluar 32 zona të Madridit me policë, sepse kanë qenë zona të infektuar”, shtoi ai.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.