Gratë emigrante në Gjermani – Viktima të dhunës dhe diskriminimit

E premte, 10 Maj, 2024

Shifra të frikshme të rasteve të dhunshme ndaj grave dhe mbi pabarazinë apo diskriminimin e grave edhe në vende si Gjermania. Edhe pse të drejtat ligjore të grave janë zgjeruar, ligjet mbeten në letër dhe nuk përkthehen në drejtësi dhe barazi. Duket se shumë burra ende e kuptojnë profesionin si bastionin e fundit për të ruajtur privilegjet, pushtetin dhe influencën drejt një karriere dhe të ardhurash më të mira.  Tashmë nuk qëndron më stereotipi, që përdhunuesi ndodhet gjithmonë në një park natën duke pritur që të kapë viktimën e tij të radhës. Statistikat tregojnë se shumica e viktimave kanë një raport më të hershëm me përdhunuesin dhe sulmi ndaj tyre ndodh edhe në një mjedis normal. Keqbërësit mund të jenë edhe bashkëshortë, kolegë, të njohur, të afërm, apo edhe partnerë të femrave, të cilat sulmet i tyre i denoncojnë rrallë.

Sipas statistikave zyrtare, më shumë se 12 milionë gra kanë përjetuar të paktën  një herë në jetën e tyre dhunë jo vetëm nga partnerët e tyre. Me mijëra raste janë regjistruar po ashtu në vitin 2019 për vrasje, plagosje, përdhunim apo prostitucion i detyruar ndaj grave. Vetëm në vitin 2018 janë vrarë nga partnerët e tyre 122 gra, ndërsa çdo ditë regjistrohen disa raste dhune ndaj grave me pasoja fatale trupore dhe psiqike. Për këtë arsye qeveria gjermane ka planifikuar për vitin 2020 rreth 30 milionë euro ndihmë financiare për organizatat e ndryshme apo institucionet përkatëse në mbrojtje të grave që janë viktima të dhunës së ushtruar nga partnerët e tyre apo persona të tjerë.

Përdhunimi është i përcaktuar si vepër ligjore në paragrafin 177 të Kodit Penal Gjerman. Ligji tregon se vetëm, kur ka dhunë të ushtruar ndaj viktimës, kur rrezikohet jeta e saj, ose kur viktima është krejtësisht e pambrojtur nga dhunuesi, atëherë ky akt mund të konsiderohet si dhunë në kuptimin e ligjit. Gjermania është gjithashtu nën presion ndërkombëtar që nga Konventa e Stambollit – një marrëveshje e realizuar nga Këshilli i Europës për të luftuar dhunën ndaj grave, që hyri në fuqi në gusht të vitit 2014. Konventa përcakton që, në përgjithësi, çdo akt seksual pa marrëveshje dënohet me ligj.

Dhuna kundër grave është problem mbarëbotëror dhe shumë më i përhapur nga sa mendohej deri tani. Një studim i ri i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), tregon sa akute janë në të vërtetë problemet: një në tre gra është keqtrajtuar një herë nga partneri i saj. Organizata flet për “përmasa epidemike”. Kur gratë bëhen viktima të dhunës në shtëpi, pasojat janë shpesh të shumta: depresione, probleme me alkoolin, sëmundje seksuale dhe shtatzani të padëshiruara deri në vdekje. Fëmijët që përjetojnë dhunën ndaj nënave të tyre brenda mureve të shtëpisë, kanë një rrezik më të madh që të bien edhe vetë viktimë e keqtrajtimeve ose në moshë madhore të keqtrajtojnë të tjerë.

Martesa e detyruar është po ashtu një fenomen po aq i vjetër sa vetë njerëzimi. Edhe në Evropë ky fenomen është shumë i përhapur. Në Gjermani ka ardhur bashkë me emigrantët, mes të cilëve edhe shqiptarë. Organizata për të drejtat e gruas “Terre des Femmes” vlerëson se në Gjermani më shumë se 1000 vajza dhe gra bëhen çdo vit pre të martesave të detyruara. Ato nuk vijnë vetëm nga vende me traditë islame si Turqia, Maroku apo Nigeria, por edhe nga shoqëri hinduiste apo të krishtera si Sri Lanka, Greqia, Shqipëria, India apo Vietnami. Por sipas një ligji të ri të miratuar nga Parlamenit gjerman, tashmë të gjithë ata që detyrojnë vajzat dhe gratë të pranojnë një martesë të detyruar, i kërcënon dënimi me burgim deri në pesë vjet.

Në kohën e globalizimit edhe në Gjermani takohen vlerat tradicionale dhe rolet e reja me kërkesat kohore. Pikërisht këtu përjetohen marrëdhëniet mes gjinive. Por kur burrat vuajnë nën humbjen e identitetit dhe ndjenjës ndaj vetëvetes, atëherë ata e shprehin këtë humbje me dhunë ndaj “gjinisë më të dobët”, duke dëshmuar kështu hapur se kanë humbur çdo sens për orientimin. Për këtë arsye lufta kundër dhunës ndaj grave ka nevojë jo vetëm për gra të angazhuara në mbarë botën por mbi të gjitha për më shumë meshkuj që nuk orientohen më sipas forcës së tyre fizike, por që janë aq të hapur dhe komunikues, aq të guximshëm dhe të ndjeshëm, sa të jenë në gjendje të krijojnë një imazh të ri mbi mashkullin në botë.