Inxhinieri Arben Myftiu, zelandez me pasaportë por shqiptar në kulturë e zemër

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Arben Myftiu jeton prej 21 vitesh në Zelandën e Re. Me profesion është inxhinier dhe aktualisht ka në Auckland një biznes të vetin të aluminit. Pikërisht në vitin 1997 ai e mendoi si opsion këtë vend dhe u gjet atje vetëm dy vite pasi aplikoi.

“Kur erdha unë nisa të pyesja a ka ndonjë shqiptar apo jo dhe kishte disa të vjetër, gjithsej nja 5 apo 6 familje që kishin ikur nga vitet ’51-’52. Kështu që pastaj sapo shkuam atje u mundova të kontaktoj me këta që por si kudo është vështirë sepse unë thoja që di gjuhën po kur shkova aty pashë që nuk e dija aq mirë”, thotë Arbeni.

Ai thotë se sot janë 50 familje shqiptare në Auckland dhe vende të tjera. Ndërkohë që ka dhe kosovarë të ardhur pas luftës me të cilët ata shkojnë shumë mirë.

“Ne kemi shoqatën nga shqiptarë te të gjithë vendeve, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut dhe bëhemi 150-200 vetë së bashku. Kemi një radio që jep një orë në javë dhe flitet shqip, bën dhe shumë aktivitete jo vetëm për festat e pavarësisë dhe flamurit. Mund të them që traditat ruhen ndoshta dhe më mirë se te ju, jemi si një familje”, vijon Arbeni.

Inxhinieri që merret me përpunimin e aluminit, e ka gjetur shumë mirë veten në profesion dhe tashmë pa frikë mund të quhet një zelandez nga pasaporta, por shqiptar në kulturë dhe zemër.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.