COVID-19 / Austria, Italia dhe Greqia shtrëngojnë masat

E diel, 19 Maj, 2024

Ndalim qarkullimi 24 orë, azile, shkolla e dyqane, të mbyllura. Nga e marta në Austri kthehen masat më të forta të izolimit që do të jenë  në fuqi deri më 6 dhjetor për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me koronavirus. Lajmi për vendosjen e masave u dha nga vetë kancelari Sebastian Kurz. Pavarësisht dy javëve me masa më të lehta, Austria vijon të jetë “delja e zezë” në nivel botëror përsa i përket shpejtësi së përhapjes së koronavirusit, me 831 raste të reja për 1 milionë banorë në 7 ditët e fundit.

Ndërsa shifrat në rritje të infektimeve në Greqi, kanë detyruar autoritetet të marrin të tjera masa më të forta për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Teksa në 24 orët e fundit u shënuan 3038 raste të reja, Ministria e Arsimit njoftoi se nga dita e hënë deri më 30 nëntor do të bëhet edhe mbyllja e shkollave llore, kopshteve dhe qendrave të kujdesit për fëmijë. Situata rezulton më kritike në Selanik dhe Athinë. Në disa zona të tjera, si Larisa dhe Ksanthi, autoritetet nisën të kryejnë testimet e shpejta, falas, në mase të gjerë të popullsisë. Alarmante shifrat vijojnë të jenë edhe në Itali, e cila ka zgjeruar territorin e izolimit, duke futur nga 15 Nëntori në zonën e kuqe edhe rajonin e Campanias dhe Toscanës.

Rekorde të njëpasnjëshme të infektimeve dhe viktimave kanë pasur edhe SHBA, ku zyrtarët e shëndetit publik u kanë bërë apel qytetarëve që të ndryshojnë sjelljen e tyre dhe të përgatiten për një dimër të vështirë. Aty autoritetet raportuan këtë të shtunë për më shumë se 193,734 raste të reja në të gjithë vendin. Nuk i ka shpëtuar shifrave të larta të infektimeve as Afrika me mbi 14 mijë raste të reja në 24 orë. Tema