Nga Topojani në Venecia, historia e “magjistarit” shqiptar të ëmbëlsirave

E premte, 26 Prill, 2024

Në një kohë të vështirë, ku njerëzimi po bashkëjeton me ankthin dhe frikën ndaj virusit

Në një kohë të vështirë, ku njerëzimi po bashkëjeton me ankthin dhe frikën ndaj virusit një djalë shqiptar në Itali, vendos të publikojë në rrjetet sociale historinë e jetës së tij. Është një rrëfim i thjeshtë i një vuajtjeje që vetëm emigrantët ndoshta arrijnë të kuptojnë plotësisht, por Selam Allaraj me historinë e tij të thjeshtë jep një mesazh universal: Nëse ëndërron, gjithmonë ka shpresë.

Para pak ditësh pushtove rrjetet sociale me historinë e jetës tënde. Ishte një histori sa e ngjashme me atë të qindra emigrantëve shqiptarë, po aq edhe e ndryshme.

E nisim nga fillimi.

Të kujtohet hera e parë që të lindi ideja për të emigruar. Momenti kur the me vete do të largohem?

Që i vogël kisha dëshirë për t’u larguar nga Topojani, më pëlqente qyteti. Në fillim më tërhiqte Kukësi, si i vetmi qytet që njihja në atë moshë. Kisha dëshirë  ta vizitoja çdo ditë, pallatet dhe rrugët e asfaltuara ishin diçka shumë e bukur për mua. Edhe pse i vogël e bëja shpesh vetëm në këmbë rrugën nga Topojani për në Kukës dhe nuk kisha frikë. Jeta në fshat është shumë e vështirë dhe unë mbaj mend që gjithmonë e kam pasur dëshirën, ëndrrën më mirë që të largohesha.

Në familje familjen tënde emigracioni lidhej me humbjen, me largimin nga jeta të dy vëllezërve të tu, të cilët morën rrugën e emigrimit për një jetë më të mirë. Dhe sërish ti zgjodhe si rrugë shpëtimi emigracionin. Përse?

Me humbjen e dy vëllezërve jeta jonë ndryshoi komplet. Kur u larguan për në Greqi dy vëllezërit e mi, Basriu dhe Islami unë u mërzita shumë sepse luaja me ta, Islami më mbante në krahë gjithmonë, bashkë me Basriun. Sa herë që kthehesha nga shkolla shkoja me vrap në shtëpi për të parë a ishin kthyer nga Greqia vëllezërit ngaqë më mungonin shumë.

Kur erdhi lajmi për vdekjen e tyre u trondit gjithë zona sepse bashkë me vëllezërit e mi humbi jetën edhe një kushëri .

Unë isha i vogël, por më kujtohet gjithçka. Kam qarë aq shumë, motra e madhe më mbante fort dhe qante bashkë me mua, nuk e di se si e kemi kapërcyer atë humbje aq të madhe.

Shkollën në Shqipëri e kishe ndërprerë, jo  me dëshirën tënde por i përjashtuar pa të drejtë ….

Po është e trishtueshme që në atë moshë dhe në ato kushte që ishim ne, të përjashtohesh nga shkolla. Unë kisha mungesa në shkollë, sepse më duhej të kujdesesha për bagëtitë. Ne mbanim bagëti si të vetmen mundësi për t’u ushqyer dhe shumë herë nuk kishte kush t’i kulloste e më çonin mua.

Pas historisë që ndava në facebook më kanë kontaktuar dy kushërinjtë e mi që jetojnë akoma në Topojan. Prindërit e tyre kishin shkua te shkolla për të kërkuar informacion, por pa rezultat. E megjithatë aty japin mësim ende të njëjtët mësues.

“Ka qenë e tmerrshme dhe e padrejtë”, – ke shkruar. Në moshën 20 vjeçare gjendesh në Itali, pa ditur gjuhën dhe mbi të gjitha pa ditur të shkruash e të lexosh as në gjuhën tënde. Si ja dole mbanë? Cili ka qenë motivimi yt?

Në Itali erdha në vitin 2007 dhe në fillim kam punuar falas, pa pagesë, katër orë në ditë si magazinier në Arezzo, për të bërë dokumentat. Ndërsa orët tjera punoja tek një vilë, bëja ndërtim, suvatim, bojaxhi, rregulloja kopshtin pra çdo punë që më jepej.

Në darkë lexoja, shikoja shumë televizor programe në italisht, dhe për tre muaj fillova të flisja dhe të komunikoja në italisht.

Në 4 vitet e para të shkollës pata mësuar të shkruaj dhe të lexoj shqip, por vetëm kaq.

Pastaj kam punuar si kamarier nga viti 2009 deri më 2012 dhe gjatë këtyre viteve kam filluar të studioi për pastiçeri, dhe ndërkohë bëja prova dhe në shtëpi. Në vitin 2012 fillova punë si pastiçier në një hotel në Rimini. Kur bëja bufen me ëmbëlsira pronari shkruante “Un grosso aplauso al mago dei dolci” (një duartrokitje të madhe për magjistarin e ëmbëlsirave).

Janë të shumta rastet e shefave shqiptare që ja kanë dalë të krijojnë një emër në Itali. Shumë e vështirë kjo duke pasur parasysh konkurrencën e madhe që ekziston. Cili ka qenë sekreti yt?

Sekreti për të arritur atë që ëndërron është puna dhe shpresa, ëndrrat na bëjnë që të fluturojmë, dhe kur ja del ndjehesh jashtëzakonisht i kënaqur.

Sot je një nga emrat e njohur shqiptar në botën e kulinarisë çfarë do t’u thoje të rinjve shqiptarë që dëshirojnë të ndjekin këtë rrugë?

Ajo që do të thoja është se nëse ndiqni ëndrrën tuaj, çfarëdo lloj ëndrre të jetë, MOS hiqni dorë kurrë dhe kurrë mos u ndjeni vetëm.

Për ata që duan të marrin këtë rrugë, në fillim është shumë e vështirë dhe plot sakrifica, por kur arrin të krijosh vet recetat duket sikur po bën magji, shumë përbërës bashkë dhe “boom” krijon art.

Postimi ne facebook

“Në këtë foto isha 6 vjeç. Unë kam lindur në një fshat të vogël në Shqipërinë e Veriut më 07/08/1986. Mbaj mend gjithçka edhe pse isha i vogël. Në ato vite ekzistonte ende regjimi Komunist i Enver Hoxhës. Ai vdiq në ’85, por diktatura kishte rrënjë shumë të thella dhe zgjati deri në 1991. Nga atje shpërtheu gjithçka, të mos harrojmë emigracionin shqiptar. Shqiptarët ishin emigrantët e parë në Itali. Në atë periudhë, Italia njohu refugjatët për herë të parë.

Më kujtohet shumë mirë jeta ime në fshat. Në shtëpi ishim 8 fëmijë, 5 vëllezër, 3 motra dhe prindër. Në 1995 humba dy vëllezër në një aksident në Greqi, Basria dhe Islam, njëri në moshën 21 vjeç dhe tjetri 18 vjeç. Ata kishin shkuar për të fituar atë copë bukë që po na mungonte në shtëpi. Ishte një humbje e madhe për familjen tonë që nuk u shërua kurrë prej andej dhe gjithmonë kishte probleme. Me humbjen e dy vëllezërve, ishte e vështirë të mendoje pozitivisht. Sa lot dhe sa dhimbje!

Në klasën e katërt, pa bërë asgjë keq, ata më morën të drejtën për arsimim. Ata më morën mua dhe dy kushërinjtë e mi nga shkolla për të mirë, të njëjtët mësues që ende japin mësime atje. Ne ishim thjesht fëmijë që nuk kishin bukë në shtëpi!

Mendoj se ishte një gabim i madh nga ana e tyre. Ne ishim të varfër, nuk i kishim të gjithë librat, fletoret, por duhej të vepronim në një mënyrë tjetër, duhej të gjenim një mënyrë tjetër. E them sepse ishte e tmerrshme dhe e padrejtë për mua.

Nga atje, deri në moshën 18 vjeç kam qëndruar gjithmonë në atë fshat të vogël duke bërë punë fermë. Gjithmonë kam ëndërruar të largohem. Atje, nuk kisha të ardhme dhe nuk kisha asgjë.

Më pëlqente gatimi në përgjithësi; që në moshë të vogël bëja ëmbëlsira shqiptare dhe prej andej pasioni im për gatimin rritej vit pas viti.

Në moshën 20-vjeçare u transferova në Itali. Vitet e para ishin shumë të vështira, nuk dija as të shkruaja, as të lexoja. Unë gjithmonë kam qenë një punëtor i palodhur dhe kurrë nuk i kam thënë “jo” asnjë pune, për sa kohë që është e sinqertë. Kam punuar ditën dhe kam studiuar natën. Kam mësuar italisht në 3 muaj, e lexoj dhe e shkruaj siç e shihni … Ndoshta me disa gabime, por me ato që ju kam thënë mendoj se gjithçka është e falshme.

Librat pas librave, recetat pas recetave dhe shumë teste, unë kam punuar gjithmonë. Sot jam shumë i lumtur dhe krenar për rezultatet e mia. Unë mbaj me vete varfërinë, fatkeqësinë, vetminë, braktisjen, shumë ngritje dhe ngritje, por kurrë nuk jam dorëzuar dhe nuk do të ndodhë kurrë.

Dhe ja ku jam sot ndërsa krijoj vepra arti me recetat e mia. Kur përgatis një ëmbëlsirë është një gjë magjike për mua, kaq shumë përbërës së bashku dhe pastaj lulëzojnë … një vepër arti lind.

Ata që më njohin e dinë se si jam, unë jam shumë i respektueshëm ndaj të tjerëve, por në të njëjtën kohë di të mbrohem nga çdo gjë. Më pëlqen të qesh dhe të bëj shaka, madje edhe në punë më pëlqen të qesh dhe të bëj shaka me kolegët.

Përfundoj duke thënë se në jetë, çfarëdo që të ndodhë, nuk duhet të dorëzohesh kurrë”.

*Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i intervistës pa cituar burimin “Diaspora Shqiptare”. 