Britani/ Avokatja shqiptare Presidente e Këshillit të Drejtave të Njeriut në OKB

E shtunë, 18 Maj, 2024

Klentiana Mahmutaj është avokatja shqiptare me një eksperiencë mjaft të madhe ndërkombëtare, e cila është përfshirë së fundmi në listën e avokatëve të mbrojtjes në Gjykatën Speciale të Kosovës, duke arritur një rezultat mjaft të lartë sa i përket komunitetit shqiptar në diasporë.

Në një intervistë për ATA ajo shprehet se përfshirja në listen e avokatëve të mbrojtjes në Gjykatën Speciale të Kosovës është një privilegj profesional dhe historik

“Është një mundësi për të kontribuuar me përvojën time prej më shumë se një dekadë si avokate në Britaninë e Madhe dhe forumet ndërkombëtare të ndërthurur me njohjen e mëtejshme të çështjes së Kosovës, jo vetëm si shqiptare, por edhe si studiuese e të drejtës ndërkombëtare”, shprehet ajo.

Mahmutaj thekson se, “sipas rregullave të kësaj gjykate, është parakusht që avokatët që mund të paraqiten përpara kësaj gjykate të jenë pranuar në Listën e Avokatëve pas një procesi aplikimi dhe përzgjedhjeje.  Kjo vlen si për avokatët që angazhohen drejtpërdrejtë nga palët ashtu sikurse ata që emërohen nga gjykata. Pranimi në këtë listë është hapi i parë i domosdoshëm për të marrë pjesë në një proces të rëndësishëm në jetën ligjore dhe politike të Kosovës”.

Ajo nënvizon se, “përfshirja në listë do të thotë që ose Gjykata Speciale vetë mund të më emërojë si avokate mbrojtëse e një individi të caktuar ose individi vetë mund të më angazhojë si përfaqësuesen e tij”.

“Nëse unë angazhohem në një çështje të caktuar, ose si avokate e vetme ose si pjesë e një skuadre avokatësh, që është e zakonshme në çështje të këtij niveli, atëherë do të thotë që do të përfaqësoj palën e akuzuar në procesin gjyqësor përpara Gjykatës Speciale”, shpjegon ajo.

Sa i përket kontributit që Mahmutaj pritet t’i sjellë këtij pozicioni, ajo  shprehet se, “mendoj që sjell njëkohësisht dy kontribute të rëndësishme: përvojën si avokate në gjykatat angleze dhe forumet ndërkombëtare sikurse dhe njohjen e hollësishme të çështjes së Kosovës, si shqiptare, por edhe si studiuese e të drejtës ndërkombëtare”.

Sa i përket profesionit të avokatisë, ajo thekson se, ka gati 15 vjet që ushtron profesionin e avokates (Counsel) në Britaninë e Madhe, ku, ndër të tjera ka kryer me sukses procese të ndryshme gjyqësore penale përpara jurisë, Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Apelit”.

“Gjithashtu jam paraqitur dhe në forume ndërkombëtare në lidhje me të drejtat e njeriut. Për hir të së vërtetës duhet thënë se profesioni i avokatisë në Britaninë e Madhe ka një histori disa qindra vjeçare dhe admirohet nga anëtarë të profesionit në mbarë botën”, shprehet avokatja Mahmutaj.

Ndërsa, shton ajo, përvoja ime e drejtpërdrejtë me çështjen e Kosovës filloi kur NATO ndërhyri në Kosovë në 1999. Atë vit, krahas studimeve për jurisprudencë në Angli, fillova të punoj si përkthyese dhe më vonë si punonjëse projekti me Kryqin e Kuq britanik në rehabilitimin e refugjatëve kosovarë që kishin mbërritur asokohe në Britani. Si rezultat, gjurmët e historisë dhe pasojat e pastrimit etnik në popullsinë kosovare i pashë dhe dëgjova nga burimet origjinale dhe jo thjesht nëpërmjet mediave”.

“Dy vite me vonë studiova për master në të drejtën ndërkombëtare publike në Universitetin e Londrës dhe teza ime e masterit ishte një studim i ligjshmërisë së ndërhyrjes humanitare të NATO-s në Kosovë. Këtu pata privilegjin të mbikqyresha nga Profesor Greenwood QC, CMG atë kohë, avokat dhe profesor i të drejtës ndërkombëtare publike tek London School of Economics, dhe me vonë gjyqtari britanik në Gjykatën Ndërkombëtare të Hages (International Court of Justice). Një rishikim i kësaj teze u botua më vone si libër në Shqipëri me parathënien nga Profesor Greenwood dhe u promovua edhe nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë. Që nga ajo kohë e kam ruajtur bashkëpunimin e vazhdueshëm profesional me Kosovën dhe kjo mendoj më pajis me përvojë të dobishme në këtë proces”, thotë Mahmutaj.

Sa i përket karrierës së saj përpara arritjes së këtij pozicioni mjaft të lartë, ajo shprehet se e ushtron profesionin e avokates në Londër prej 15 vjetësh dhe nga këto 12 vjetët e fundit nga Red Lion Chambers, Londër që është një nga dhomat kryesore të avokatisë në Britaninë e Madhe dhe aktualisht ka mbi 100 anëtarë.

“Në të njëjtën kohë, në mars të këtij viti, u emërova nga Presidentja e Këshillit të Drejtave të Njeriut në OKB si eksperte e pavarur në Mekanizmin e Ekspertëve për të Drejtën e Zhvillimit. Gjithashtu jam ftuar të jap ekspertizën time ligjore në lidhje me parimet e të drejtave të njeriut, krimit të korrupsionit dhe rikuperimit të pasurive të paligjshme. Ky është një mandat tre vjeçar (i rinovueshëm për tre vjet të tjera) dhe do e kryej përkrah profesionit te avokatisë”, nënvizon ajo.

“Në punën time si avokate, fokusohem në të drejtën penale, të drejtat e njeriut dhe arbitrazhin ndërkombëtar. Momentalisht jam e përfshirë në çështje të arbitrazhit ndërkombëtar në Gjykatën Permanente të Arbitrazhit në Hagë si dhe në një nga hetimet publike më të rëndësishme në historinë e Britanisë së Madhe mbi rolin e forcave speciale të Policise Metropolitane në vitet 1968-2008 në Britani, përkrah edhe çështjeve të tjera që ndjek në gjykatat vendore angleze”, tregon Mahmutaj.

“Përkrah profesionit të avokates, dy vjet radhazi isha pedagoge në të Drejtën e Provave (The Law of Evidence) në De Montfort University, Leicester. Këtu kam dhënë mësim në nivelin Universitar dhe atë Master. Përveç mësimdhënies, kam botuar rregullisht artikuj për të drejtat e njeriut, të drejtën penale dhe arbitrazhin ndërkombëtar në revista akademike në Angli dhe jashtë saj sikurse dhe kam referuar në konferenca të ndryshme mbi të drejtën ndërkombëtare. Jam në listën e gjyqtarëve të arbitrazhit në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Londër (për Europën) dhe në Dhomën Amerikane të Tregtisë në Kosovë”, shprehet ajo.

Gjithashtu, shton avokatja e shquar, “jam përzgjedhur në disa panele të avokatëve specialistë që përfaqësojnë institucione të caktuara të qeverisë angleze. Megjithatë, në punën time, përpiqem që t’i jap diçka edhe brezave të rinj të avokatëve dhe në këtë kontekst mbikqyr dhe “mentor” studentë amerikanë të jurisprudencës nga Notre Dame University, i cili ka dhe një kampus në Londër”./ATA/