Udhëtime / “Ura e Tamarës” në udhëkryqet e shekujve

E shtunë, 27 Prill, 2024

Në komunën Kelmend, apo më saktë në qendrën e sotme të kësaj komune në Tamarë, gjendet një Urë me emërtimin Ura e Tamarës. Kjo vepër qytetërimi e zhvillimi është e ndërtuar mbi lumin Cem të Vuklit, në një distancë rreth 75 metra më përpara se të bashkohet me degën tjetër të lumit (Cem), Cemin e Selcës. Gojëdhënat që qarkullojnë edhe sot tregojnë për një ndërtim (ndoshta rindërtim N.B.) disi të vonshëm të kësaj Ure. Këto gojëdhëna na çojnë rreth vitit 1775, kur Bushatllinjtë drejtonin Pashallëkun e Shkodrës, ku bënte pjesë edhe Nahija (Komuna) e Kelmendit.

Historia

Ndërtimi apo rindërtimi modern i Urës i kushtohet një gruaje me emrin Tamara që thuhet se ishte bashkëshortja e Pashait të Shkodrës (mendohet e Karamahmut Pash Bushatliut). Në ato kohë thuhet se ura mbi lumin Cem (të Vuklit) ishte shumë e dobët, gjë e cila sillte shkatërrimin e her-pas-hershëm të kësaj ure nga reshjet dhe ujërat e rrëmbyeshme të lumit.

Një rast i tillë i shkatërrimit të urës kishte ndodhur kur gruaja e Bushatliut të sipërcituar po kthehej nga gjinia e saj, thuhet nga Mali i Zi ( por ne mendojmë se gruaja me emrin Tamara ishte nga trojet etnike shqiptare të Gucisë… N.B.). Deri sa u “rindërtua” me mjete rrethanore ura mbi Cemin e Vuklit, gruas të bushatliut ju desht të presin disa ditë. Kjo vonesë kishte mërzitur Tamarën dhe bashkëshortin e saj.

Tamara me tu kthyer në Shkodër ndërhyri tek i shoqi (Pashai i Shkodrës) i cili siguroi fondet për ndërtimin e Urës. Kur përfundoi së ndërtuari Ura, për nder të gruas që bëri të mundur këtë ndërtim, ju dha emri “URA E TAMARËS “.

Në gojëdhënë thuhet se këtë emër e mori edhe Vendi, që ndër shekuj kishte shërbyer me Hanet e tij si “qendër” pushimi për rrugëtarët që donin të kalonin nga Shkodra e më gjerë për në trojet e tjera të Shqipërisë Etnike si në Guci, Plavë e më tej.

(Për gojdhënën e më sipërme ka shkruar edhe gjeografi i njohur Kol Progni në librin e tij “KELMENDI”, fq.102-103). Emri Tamara u trashëgua edhe në fillimet e shekullit XX , kur Tamara u bë fshat, dhe në vitin 1935 me një vendim të Qeverisë së Mbretërisë Shqiptare ju  dha emërtimi administrativ; qendër e komunës Kelmend.

Ura e Tamarës është (sot) e bukur dhe mjaft komode. Ajo ka dy qemer. Qemeri i madh është me 13 metra hapësire dritë, ndërsa qemeri i vogël ndodhet në krahun e djathtë. Mbi Urë janë hedhur shtresa betoni, që kanë lehtësuar kalimin e mjeteve të ndryshme. Duke mos u mjaftuar vetëm me gojdhëna për historinë e Urës së Tamarës, ne po i “drejtohemi” studiuesit nga Bosnja LOVRO MIHAÇEVIQ , i cili për shume vite ka qenë edhe famullitar në trojet e Malësisë së Madhe e me gjerë. Disa nga studimet e tija me karakter historik dhe etnografik janë të botuara ne librin me titull :“NËPËR SHQIPËRI “ 1883-1907. Në faqen 20 (të librit) ndër të tjera shkruan: “Ura e Tamarës … është prej guri e mjaft e ngushtë, e gjatë është pesëdhjet hapa. Me konstruksionin e vet tregon se vjen nga shekulli XV ose XVI, nga koha kur venedikasit kalonin me karvanet tregtare nepër këtë rrugë, nga Shkodra e Tivari për në Guci, Plavë, Pejë e Shkup. Rruga prej në Urë të Tamarës e deri në famullinë e Vuklit është shkëmb e shkrepa të gjallë…” Studiuesi Mihaceviq nuk shkruan gjë për prejardhjen e emrit të urës.

Për emrin “Tamara” studiuesi dhe albanologu bullgar Vladimir I. Georgiev, shkruan se është emër vendi me origjine ILIRE, ndonëse në kumtesën e tij lexohet Tomara e jo Tamara…( Ilirët dhe Fqinjët e tyre, Kuvendi i Studimeve Ilire 15- 20 shtatore 1972, botim i Institutit të Historisë të Akademisë së Shkencave të RPSH ,fq.55.).  Natyrisht kjo Urë ndër mote ka pësuar ndryshime të kohëve, duke ju përshtatur nevojave të udhëtimit, jo si dikur me mushq, kuaj, qerre, karroca e tjera, por me automjete moderne sic i shohim edhe sot.

Me emrin e kësaj Ure janë të lidhura shume ngjarje e data të historisë së Kelmendasve, por ne po kujtojmë vetëm dy: Betejën antiotomane të vitit 1911 (që në histori njihet si beteja te Ura e Tamarës), dhe luftën mbrojtëse apo rezistencën antikomuniste të Kelmendit, qe e ka fillesën pranë kësaj Ure në fillim të vitit 1945, që shpesh në histori shkruhet “Lufta e Tamarës”.

Gjithësesi Ura e Tamarës si te gjitha veprat ndërtimore shumëshekullore u është nënshtruar rikonstruksioneve të nevojshme ndër mote, duke i ndryshuar disi pamjen për mirë Urës, por këto rikonstruksione nuk i kanë ndryshuar trashigiminë e vlerave të zhvillimit e qytetërimit, që rrezaton në historinë shumëshekullore të Kelmendit e më gjerë Ura e Tamarës.

Nga