Presidenti i akordon titullin “Mjeshtër i Madh” Zonjave të qitjes

E enjte, 25 Prill, 2024

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar katër “Zonjat e Qitjes”, ato që kanë bërë historinë shqiptare në këtë sport e që kanë ngritur flamurin kombëtar mbi flamujt e tjerë.

Elisabeta Karabolli, Diana Mata, Ermira Dingu dhe Lindita Zeqo janë sportistet që i kanë shtuar vlerat sportit shqiptare dhe që nga dita e sotme mbajnë titullin “Mjeshtër i Madh”. Ky sport i ka dhënë vendit tonë 4 kampionë Europë, duke filluar që nga viti 1979 me Elisabeta Karabollin në Frankfurt të Gjermanisë, duke vazhduar me Ermira Dingun në vitin 1980 në Madrid të Spanjës.

Elisabeta aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara. Ajo ka qenë kapitene e ekipit përfaqësues shqiptar deri në Lojërat Olimpike të Atlantës më 1996. Që prej atij viti, ajo nisi të jetojë në ShBA, por gjithmonë pa hequr dorë nga sporti i saj i adhuruar.

Që prej vitit 1997, ajo nisi pjesëmarrjen me sukses në kampionatin amerikan të qitjes, ku për vite u rendit mes më të mirave, kurse në vitin 2008 u shpall kampione, në disiplinën e qitjes me pistoletë.

Në intervistat e saj është shprehur se vjen shpesh për të vizituar Shqipërinë. “Pothuajse sa herë kthehem në Shqipëri, vizita e parë është në poligon. E shikoj që ka rënë pjesëmarrja dhe mendoj që duhet të përfshijnë më shumë të rinj, t’i motivojnë që të arrijnë sukseset e atyre viteve,” është shprehur kampionia që e ngriti aq lart emrin e vendit të vet në arenën e sportit ndërkombëtar.