Histori/Kur konsullatat shqiptare kujdeseshin për shkollat shqipe jashtë vendit

E shtunë, 18 Maj, 2024

Zhvillimi dhe konsolidimi i arsimit shqiptar ishte një nga sfidat e Shqipërisë pas Konferencës së Ambasadorëve në Paris në 1921, ku u vendosën përfundimisht kufijtë.

Krahas përpjekjeve për arsimi në vend, qeveria e atëhershme bashkë me kontributin e legatave dhe konsullatave jashtë vendit u kujdes që shqipja të mësohej dhe mes shqiptarëve nëpër botë.

Në një korrespondencë të kohës mes ministrisë së Punëve të Jashtme dhe asaj të Financave thuhej se “.. Detyra më e madhe dhe e shenjtë e Ministrisë sonë, por edhe e Shtetit, asht qi populli të ketë një kulturë kombëtare, asht qi populli të ndiejë se asht shqiptar; kët qëllim përpiqemi t’a arrijmë me të vetmin mjet që kemi, d.m.th. me shkolla”(V.1922, D.163.).

Sipas dokumenteve të publikuara online në arkivën e MEPJ-së, në kuadër të reformave për evropianizimin e jetës në vend, përfaqësitë diplomatike e konsullore jashtë vendit sigurojnë programe mësimore perëndimore nga shkollat analoge me ato në Shqipëri. Tipik është rasti i Shkollës Normale në Elbasan dhe programeve që mori nga Shkolla Normale në Paris nëpërmjet legatës shqiptare atje. Diplomatët që shërbenin jashtë vendit shpesh sillnin përvojat që ndeshnin jashtë mbi arsimin profesional dhe e propozonin pranë qeverisë shqiptare si një risi të domosdoshme për perspektivën e zhvillimit të ekonomisë në vend. ( V.1924. D.451)
Ambasadat luajtën rolin e kujdestarisë ndaj studentëve shqiptarë që studionin jashtë vendit me bursë të shtetit shqiptar.

Legatat shqiptare kontribuan jashtëzakonisht në ngritjen dhe funksionimin e shkollave shqipe në trevat shqiptare që mbetën jashtë kufijve tanë politikë, por edhe në shkollat shqiptare në shtetet ku kishte Diasporë shqiptare. Shteti shqiptar i financoi këto shkolla të kolonive shqiptare jashtë kur ato rrezikoheshin të mbylleshin për shkak të pamundësisë së financimit.

Legatat shqiptare u përpoqën shumë të gjenin edhe mbështetje financiare nga institucionet ndërkombëtare të arsimit për zgjerimin e rrjetit të shkollave në Shqipëri si dhe u përpoqën të krijojnë lidhje ndërmjet shkollave në Shqipëri me simotrat e tyre jashtë vendit. Ata shpërndanin në institucionet jashtë “Revistën Pedagogjike” që botohej në këtë kohë në Shqipëri.

Kontribut të madh dhanë përfaqësitë tona diplomatike edhe në organizimin e Diasporës shqiptare jashtë për të mbledhur ndihma financiare për arsimin në Shqipëri, për ngritjen e shkollave të reja apo përmirësimin e kushteve në shkollat ekzistuese. Një shprehje e solidaritetit kombëtar në arsimimin e fëmijëve shqiptarë ishin edhe ndihmat financiare që legatat arritën të siguronin nga bashkëpunimi i tyre me Diasporën shqiptare për nxënësit që vinin nga familjet e varfra e pa burimne ekonomike.

Shteti shqiptar nëpërmjet trupit diplomatik jashtë vendit financoi edhe seksione ku mësohej gjuha shqipe pranë universiteteve evropiane. Një ndër to ishte edhe Shkolla e Gjuhëve Orientale në Paris, ku mësohej edhe gjuha shqipe.

*Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i materialit pa cituar burimin “Diaspora Shqiptare”