Nëntori i Lirisë, ekspozitë me portretet e firmëtarëve të Pavarësisë

E shtunë, 18 Maj, 2024

Portretet e firmëtarëve të Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë janë ekspozuar në muret rrethuese të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. DPA shprehet se çdo muaj të ri, një ekspozitë të vjetër. “Si pjesë e aktiviteteve të promovimit të trashëgimisë nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, në çdo fillim muaji shfaqet një ekspozitë në muret rrethuese të institucionit, duke përdorur materiale arkivore nga koleksioni ynë për të ilustruar tema të ndryshme dhe për t’i vënë qytetarët në kontakt me trashëgiminë dokumentare të vendit”, bën me dije Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. Por ekspozita e radhës, sipas DPA përshtatet dhe me këtë muaj që i kushtohet Nëntorit të Lirisë. “E radhës është ekspozita e publikuar në vitin 2007 me rastin e 95 vjetorit të pavarësisë. Kjo ekspozitë me fotografi, që ruhen në fototekën e AQSH-së, të portetreve të firmëtarëve të Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë i vjen përshtat këtij muaji, i cili i kushtohet Nëntorit të Lirisë, vijon më tej institucioni. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave gjatë këtyre muajve ka hapur herë pas here ekspozita të ndryshme me materialet, që janë në arkiv. Arkivi i shtetit shqiptar është institucioni më i rëndësishëm arkivor në shkallë kombëtare ku grumbullohen, ruhen, përpunohen dhe shërbehen dokumentet kryesore, që dëshmojnë për historinë e kombit dhe të shtetit shqiptar. Historia e arkivave në Shqipëri është e lidhur me historinë e kombit dhe të shtetit shqiptar, dhe është rezultat i proceseve dhe i fazave të zhvillimit të tyre. Fillimet e veprimtarisë arkivore datojnë që nga antikiteti, kur në bibliotekat që ekzistonin në shtetet ilire, krahas librave, ruheshin edhe dokumente. Dokumenti i parë që bën fjalë për përpjekjet për krijimin e një Arkivi Qendror Historik, është vendimi i datës 2.1.1932 i Këshillit të Naltë të Shtetit, për shqyrtimin e projekt-rregullores, për regjistrimin e ngjarjeve me rëndësi. Arkivi i Shtetit u krijua si sektor në varësi të Institutit të Studimeve në vitin 1947. Me urdhëresën e Këshillit të Ministrave nr. 21, datë 8.6.1949 Arkivi i Shtetit doli si institucion i pavarur. Në vitin 1951, Arkivi i Shtetit kaloi në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, deri në vitin 1962. Po këtë vit u krijua Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit, në varësi të Këshillit të Ministrave. / Sot