“Shtëpia e Gjetheve” vlerësohet nga Këshilli i Europës si muzeu më i mirë 2020

E diel, 28 Prill, 2024

Këshilli i Europës ka vlerësuar “Shtëpinë me Gjethe” si Muzeu më i mirë 2020, një çmim i përvitshëm i KiE për muzeun më të arrirë të kontinentit në vitin paraardhës.

Çmimi i Muzeut më të Mirë i Këshillit Europian nuk është një çmim i zakonshëm, por çmim prestigjioz në nivel kontinental, i cili vlerëson ato struktura që arrijnë të krijojnë atmosferën më origjinale, prezantimin dhe interpretimin më krijues, si dhe qasjen që kanë në drejtim të edukimit dhe përgjegjësisë sociale.

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Rick Dams në fjalën e tij pëshendetëse nëpërmjet një videomesazhi u shpreh se ky çmim është mëse i merituar për “Shtëpinë e Gjetheve”.

“Për mua dhënia e këtij çmimi të rëndësishëm “Shtëpisë me Gjethe” për mua është zgjedhja e duhur. Ky muze përqendrohet tek pjesa e errët e historisë dhe qëllimi parësorë është të përkujtoi viktimat që përjetuan dhunë fizike dhe psikologjike. Ky muze na çon në ditë të errëta që nuk duhet të kthehen më. Dua të përgëzoi të gjithë ata që kanë pasur idenë për këtë muze.”

Gjithashtu Roberto Rampi, Raportues në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në fjalën e tij pëshendetëse tha se Shqipëria e meriton këtë çmim, pasi ka kurajon të përballet me të kaluarën: “Jam i gëzuar që e keni fituar këtë çmim, sepse keni qenë mjaft kurajoz në përballjen me historinë e shtetit tuaj. Çdo vend duhet të përballet me të shkuarën. Jam shumë i lumtur dhe do doja të vija në Shqipëri dhe në Tiranë sa më shpejt të jetë e mundur.”

“Shtëpia me Gjethe” është një institucion kujtese. Ai është aty, që ne që e jetuam në lëkurë atë regjim, të mos harrojmë; ndërsa brezi i ri jo vetëm të njohë të shkuarën e prindërve të tyre, por edhe të kuptojnë e të lexojnë qartë shenjat që 50 vjet diktaturë kanë lënë në faqen e këtij vendi”, tha Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij.