Histori/Diplomatët shqiptarë në përpjekje për të shpëtuar hebrenjtë në vitet ’30

E shtunë, 4 Maj, 2024

Roli i pazëvendësueshëm Shqipërisë dhe shqiptarëve në shpëtimin e popullit hebre nga politikat nazist antisemite para e gjatë Luftës së Dytë Botërore është tashmë i dokumentuar.

Një rol të rëndësishëm para luftës kanë luajtur edhe diplomatët shqiptarë që jetonin e punonin në legatat shqiptare në vende ku kishte popullsi hebreje.

Ishte pikërisht doktrina “final solution” e Hitlerit, e cila  përbënte bazën e dhunës antisemite e cila detyroi hebrenjtë të kërkonin atdhe të ri. Shqipëria mendohej si  një vend i rëndësishëm e i sigurt tranziti si dhe një vendqëndrim i përkohshëm për hebrenjtë që do të shpërnguleshin më pas.

Në këtë kuadër bie në sy roli i diplomatëve shqiptarë, mënyra sesi i përcjellin këto kërkesa pranë qeverise shqiptare, argumentet mbështetëse që ato japin që kërkesa e tyre te miratohej duke e parë atë ne disa këndvështrime për të qenë sa më bindës dhe ndjekja e praktikës deri në realizimin e saj. Roli i diplomacisë shqiptare duhet parë gjithmonë në kuadër të presionit  dhe ndërhyrjeve të qeverisë fashiste italiane pranë autoriteteve shqiptare të kohës. Italia fashiste ishte prezente në Shqipëri në disa drejtime të jetës në vend në vitet ’30-të të shek.XX

Pasi paraqet kërkesën e një ish-zyrtari të lartë gjerman në kohën e Republikës së Vajmarit, izraeliti, që kërkon të largohet nga Gjermania e të vendosej në Shqipëri, nga Berlini, Rauf Fico, Ministër i Jashtëzakonshëm e Fuqiplote e mbyll informacionin argumentues me fjalët  “ Pozita e çifuteve tue qenë se asht e pastabilizuar dhe për çdo çast mund të pësojnë shtrëngime e ndalime të papritura, J’u lutem të kini mirësinë e të më urdhëroni telegrafisht sa më parë mënyrën e veprimit ndaj Zotnisë së Tij “.

Bëhej fjalë për izraelitin Kurt Haberland i cili synonte të investonte në Shqipëri duke krijuar një shoqëri me kapitale të huaja me qëllim sipërmarrje ndërtimesh, rrugë dhe investime bujqësore.