Histori/ Më 1 nëntor 1878 u mbajt Kuvendi i Dibrës

E diel, 29 Qershor, 2025

Kuvendi i Dibrës do të mblidhej për të kërkuar autonominë e vendit nga Perandoria Osmane më 1 nëntor 1878, kur krerët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit do të bashkoheshin në Kuvend.

Kuvendi u udhëhoq nga ushtaraku Iljaz pashë Dibra-Çoku dhe në të mori pjesë edhe Abdyl Frashëri, i cili hartoi rezolutën që do t’i dorëzohej sulltanit në Stamboll. Rezoluta e Kuvendit përmbante 5 pika:

  1. Vilajeti i Shqipërisë
  2. Nëpunësit shqiptarë
  3. Arsimi shqip
  4. Kuvendi i vilajetit
  5. Buxhet për arsim dhe infrastrukturë

Synimi ishte që Shqipëria të formohej nga katër vilajetet e atëhershme: Shkodra, Kosova, Manastiri e Janina, me  nëpunës shqiptarë dhe me shkolla ku do të mësohej shqip.

Delegacioni shqiptar ia paraqiti kërkesat qeverisë osmane në shkurt të vitit 1879. Perandoria nuk i pranoi thirrjet e Lidhjes, dhe iu përgjigj me dhunë përpjekjeve të shqiptarëve për autonomi.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.