Tërmeti/ Ambasadori Robo: Në kontakt të vazhdueshëm me shqiptarët në Izmir

E martë, 14 Maj, 2024

Në Izmir të Turqisë vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe 17 orë pas tërmetit me shpresën për të gjetur njerëz të gjallë nën rrënoja. Ambasadori shqiptar në Turqi Kastriot Robo informon për situatën e shqiptarëve atje, ku fatkeqësisht ka humbur jetën në zonën e Bornovës një zonjë me origjinë nga Prishtina.

“Në rajoni e Izmirit ka një prezencë shumë të madhe të njerëzve me origjinë shqiptare. Bornova ka mbi 60% të popullsisë shqiptare. Fatkeqësisht rezulton që një grua nga kjo zonë ka ndërruar jetë, me origjinë nga Prishtina, ndërsa i afërmi i saj është nxjerrë i gjallë nga rrethinat. Unë kam qenë në kontakt permanent me të gjithë shoqatat e shqiptarëve në atë zonë. Kemi shqiptarë që janë dhe përfaqësues në këshilla komunale të rajonit atje dhe jemi përpjekur që të marrim një informacion dhe t’i mbështesim sa të mundemi duke shprehur solidaritetin tonë me ta”, thotë ambasadori Robo.

Ambasadori informon dhe për situatën aktuale në zonën e prekur nga tërmeti duke thënë se aktualisht rezultojnë 25 të vdekur dhe 804 të plagosur nga lëkundjet fatale.

“Lidhur me situatën pas 17 orësh fatkeqësisht nga operacionet masive të kërkim shpëtimit rezultojnë 25 të vdekur dhe 804 të plagosur. Fatmirësisht po ndodh përsëri që nga rrënojat po nxjerrin njerëz të gjallë. Vlen për tu theksuar një organizim i përkryer i autoriteteve turke. Pothuajse gjysma e qeverisë është mbledhur sot në Izmir, të gjithë ministrat e linjës, janë prezent bashkë me autoritetet lokale atje dhe prefektin dhe kryetarin e bashkisë për të përballuar situatën. Organizmi është i jashtëzakonshëm në kuptimin e përballimit të situatës nga organet e specializuara, AFAD që vitin e kaluar mori pjesën në operacionet e kërkim shpëtimit në Shqipëri në tërmetin e 26 nëntorit, GEA e specializuar për kërkim shpëtim dhe Gjysmëhëna e Kuqe që mbështet nga pikëpamja logjistike”, tha z. Robo.

Njerëzit kanë kaluar natën jashtë, teksa janë instaluar 2 mijë çadra për familjet në nevojë. Ajo që bie në sy është solidariteti i njerëzve me forcat e kërkim shpëtimit të cilët janë në krye të detyrës prej 17 orësh. Ata kanë ndihmuar me ushqime dhe çaj forcat operacionale. Gjithashtu në zona të ndryshme të qytetit janë ndërprerë linjat e furnizimit me gaz për arsye sigurie dhe preventive.

Ambasada shqiptare dhe ajo e Kosovës në Ankara, konsullata në Stamboll vijojnë të mbajnë kontakte të vazhdueshme me zonën.