25 vjetori i vdekjes, botohet përmbledhja “Anton Pashku- shkrimtar”

E diel, 29 Qershor, 2025

Në 25 vjetorin e largimit nga jeta të Anton Pashkut, u botua përmbledhja e kumtimeve të studiuesve pjesëmarës në konferencat e organizuara nga Bibliotekat Kombëtare të Kosovës dhe Shqipërisë, me temën “Anton Pashku – shkrimtar”.

Lajmin e bëri të ditur e bija e Pashkut, Lule Pashku, e cila përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u shpreh tejet falenderuese ndaj drejtorëve të Bibliotekave Kombëtare të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Anton Pashku, një ndër themeluesit e prozës shqiptare në letërsinë shqipe në Kosovë dhe një ndër stilistët më të mirë të kësaj letërsie.  Lindi më 8 janar të vitit 1937 në fshatin Grazhdanik të Hasit të Thatë, afër Prizrenit. Shkollën fillore dhe pesë klasë të gjimnazit të ulët i kreu në Prizren, kurse tri klasat e gjimnazit real, bashkë me maturën, në Prishtinë. Që nga viti 1958 punoi në gazetën “Rilindja”, në fillim gazetar e më vonë redaktor i rubrikës së kulturës. Më 1973 u inkuadrua në Redaksinë e Botimeve të NBG “Rilindja”, redaktor i prozës dhe dramës. Anton Pashku ka qenë edhe redaktor i revistës letrare “Jeta e Re” dhe revistës “Fjala”. Ka shkruar kryesisht tregime, romane, drama. Tregimin e parë e ka botuar më 1955 në revistën letrare “Jeta e Re”. Ishte i pranishëm në periodikun letrar, derisa ndërroi jetë. Ishte anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe nga viti 1993 anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Vdiq në Prishtinë dhe u varros në vendlindje, më 31 tetor 1995.

Anton Pashku është autor pa paramodel në letërsinë shqipe, por njëkohësisht është vetë model specifik, thyes e konsolidues i traditës letrare shqipe. Anton Pashku është ndër të parët shkrimtarë të letrave bashkëkohore shqipe, i cili veçohet për trajtimin e temave të vogla, rrëfimin prej perspektivave të ndryshme, vëzhgimet psikonarrative, shpërfilljen e normave të zakonshme të shkrimit letrar. Duke qenë mënyrë krejt e re e shkrimit letrar në shqip, nuk u pranua lehtësisht, për shkak se ishte shkrim pak si tepër labirinthik për praktikën letrare shqiptare dhe shijet letrare të kohës.

Vepra letrare e tij përfshin tregime, romane dhe drama:

Tregime, Jeta e Re, Prishtinë, 1961.

Nji pjesë e lindjes, tregime, Rilindja, Prishtinë, 1965.

Kulla, tregime, Rilindja, Prishtinë, 1968.

Sinkopa, dramë, Rilindja, Prishtinë, 1969.

Oh, roman, Rilindja, Prishtinë, 1971.

Kjasina, tregime të zgjedhura, Rilindja, Prishtinë, 1973.

Gof, dramë, Rilindja, Prishtinë, 1976.

Lutjet e mbrëmjes, tregime të zgjedhura, Rilaindja, Prishtinë. 1978.

Oh, roman, botimi i dytë, Rilindja, Prishtinë, 1979.

Tragjedi moderne, drama, Rilindja, Prishtinë,1982.

Vepra të përmbledhura: (1. Tregime fantastike, 2. Tragjedi moderne, 3. Oh), Rilindja, Prishtinë, 1986.

Fièvre, traduit de l’albanais par Eqrem Basha et Christiane Montecot, Petite Véhicule, Paris, 2000.

Fièvre, traduit de l’albanais par Eqrem Basha et Christiane Montecot, L’espace d’un instant, Paris, 2003.

Tregime, Camaj-Pipa, Shkodër, 2003.

Tregimin e parë “Në gjiri” e botoi në vitin 1955 në revistën letrare “Jeta e Re” ndërsa në vitin 1961 vëllimin e parë me tregime. Në tregimet e Anton Pashkut dallohen tri qarqe themelore tematike; ai i temës së dashurisë, i vetmisë, të kërkuar dhe të kushtëzuar nga një totalitarizëm; dhe, qarku tematik për dhunën mbi individin. Tregimet e tij antologjike janë: Nën qarr po rrinte vasha, Floçka, Kulla, Si e përshkroi ëndrrën e vet njeriu me kapelë, Dy fjalë për një plak dhe librin e tij kushtuar tymit, Kënaqësitë e Megalopolisit, Anija e dehur.

Tregimet, dramat dhe romani i Anton Pashkut janë përkthyer edhe në gjuhë të tjera. Drama Sinkopa është vënë në skenën e Teatrit Popullor Krahinor të Prishtinës më 1996, ndërsa drama Gof në Teatrin Amator të Mitrovicës, më 1978, në Teatrin e Kombësive në Shkup, më 1979, në Teatrin Popullor Krahinor të Prishtinës, më 1980, në Teatrin Amator të Ferizajt, më 1980, në teatrin ITD të Zagrebit, më 1980, dhe është interpretuar nga trupa teatrore “L’espace d’un instant” të Parisit në disa manifestime teatrore (mes të tjerash, me një fragment, edhe në Festivalin e Avinjonit, Francë).

“Oh”  është romani i parë modern në letërsinë shqipe, romani i parë që luan fort me kohën dhe hapësirën. Ai, me strukturën dhe kompozicionin që ka, ka lëkundur kufijtë e zhanrit. Ka shenja të theksuara simbolike, shenja të antiromanit dhe të romanit të ri. Me vlerat e veta të pakontestueshme artistike, romani Oh ka bërë një ndikim të ngadalshëm por të fortë në prozën shqipe, që nga koha e shfaqjes së tij.

Anton Pashku është nismëtari i modernizmit të dramës shqipe, çelës udhe, posaçërisht i modelit të dramës së absurdit. Me dramat «Sinkopa» (1968) dhe «Gof» (1976), bëri një thyerje të ndjeshme në mënyrën e të shkruarit të dramës shqipe. Forma dramatike pëson një ndryshim radikal, përsoset dhe shndërrohet në një stimuluese të shprehjes së ideve me fuqi universale duke shfrytëzuar me sukses gjuhën e metaforave dhe simboleve shumështresore, kuptimet e fshehura dhe nëntekstet e vështira për t’i deshifruar.

Pashku e afroi modelin e dramës shqipe me atë të simotrave europiane e botërore duke e tejkaluar madje “horizontin e pritjes” së kohës së vet, qoftë e marrë kjo në raport me modelet e aplikuara nga letërsia e kohës së tij, qoftë nga teatri dhe publiku, qoftë nga lexuesi ende i papërgatitur, qoftë edhe nga kritika e cila ndiqte si standard vlerësimi parime të tjera tradicionaliste. Risitë e tij mund të konstatohen qartazi brenda parametrave që ndiqte drama absurde, ajo surrealiste dhe ajo ekzistencialiste në letërsitë e vendeve europiane. Në rrafsh formal, stilistik e tipologjik, në dramat Sinkopa dhe Gof aplikohen me sukses disa principe krijuese të postmodernizmit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.