Komuniteti Shqiptar i Selanikut fushatë 2-ditore për dhurimin e gjakut

E shtunë, 5 Dhjetor, 2020

Komuniteti Shqiptar i Selanikut me një akt solidar ka zhvilluar një fushatë dyditore për të dhuruar gjak në spitalin ΑΧΕΠΑ të qytetit grek. Kreu i këtij komuniteti, z.Luan Zyka e cilëson këtë fushatë si një dhuratë hyjnore dhe të pazëvendësueshme për jetën.

Më tej në njoftimin zyrtar të Komunitetit Shqiptar të Selanikut iu shprehet mirënjohje të gjithë dhuruesve që kontribuan në këtë fushatë dyditore.

Statusi i Luan Zykes:

Sot përfundoi me sukses fushata dyditore e dhurimit të gjakut për Bankën e Gjakut të Komunitetit Shqiptar të Selanikut në spitalin ΑΧΕΠΑ të Selanikut.

Gjaku, i pazëvendësueshëm për jetën njerëzore, është nga të rrallat lëndë të natyrës, e cila nuk mund të prodhohet në laboratorët shkencorë, por vetëm nga trupi i njeriut.

Si i tillë, dhurimi i gjakut përbën shprehjen më të lartë të dashurisë se njeriut për njeriun.

Mirënjohje për të gjithë dhuruesit e gjakut të Komunitetit Shqiptar të Selanikut.