Nga Suedia në Korçë, Mërgim Shala: Ju tregoj pse zgjodha Skënderbeun

E premte, 26 Prill, 2024

Pas largimeve të shumta në prapavijë, Skënderbeu e ka pasur të domosdoshëm afrimin e lojtarëve cilësorë për të mbyllur hapësirat e lëna bosh. Por, nga ana tjetër nuk ka hequr dorë nga ndërthurja e elementëve cilësorë me ata të rinj për t’i promovuar me qëllim përfitimi në të ardhmen.

I tillë është rasti i Mërgim Shalës, mbrojtësit shqiptar që vjen nga Suedia, atje ku është formuar si lojtar dhe madje ka luajtur në nivele më të larta vendore. 23- vjeçari vjen pas një aventure me Asyriskan, aty ku disa herë ka qenë si trajner vlonjati Edmond Lutaj. Në bisedën ekskluzive për “Panorama Sport” Shala flet për transferimin në Korçë, duke pse pranoi të luante në Shqipëri dhe mbi të gjitha të zgjidhte Skënderbeun në një prej momenteve më të vështira që po kalon si klub.

“Jam këtu, pasi dua të tregoj vlerat e mia dhe normalisht të rritem si lojtar, në mënyrë që më pas të gjej hapësirë në një klub tjetër evropian. Të them të drejtën, ka qenë menaxheri im që është kontaktuar nga drejtuesit e Skënderbeut dhe kanë folur rreth këtij transferimi. Ishte pak e vështirë që të vendosja, pasi nuk kisha lëvizur asnjëherë nga Suedia dhe nuk e dija se si do të përshtatesha me ekipin e ri. Kam luajtur gjithmonë në Suedi, duke filluar që në ekipet e moshave me Norbin e më pas me Elfsborgun.

Në tre vitet e fundit kam qenë te skuadra si Husqvarna, Odevold dhe Asyriska. Por, ajo që më bindi është historia e klubit dhe promovimi që u bën lojtarëve të rinj. Menaxheri im më sugjeroi se ishte një pozicion i mirë për mua, pasi Skënderbeu tashmë është kthyer në markë për transferimin e lojtarëve jashtë vendit dhe para se të vija unë ishin dy futbollistë që u larguan në Kroaci. Besoj se do të kem edhe unë një fat të tillë”, është shprehur fillimisht për gazetën qendërmbrojtësi kosovar, por i lindur në Boras të Suedisë. Panorama sport