Australi / Sportisti shqiptar rrëfen pjesëmarrjen në olimpiadën e Sidneit

E diel, 29 Qershor, 2025

Sportisti shqiptaro-australian Taip Ramadani 20 vite më parë ishte pjesëmarrë në Olimpiaden e Sidneit, në një eveniment gjigant dhe historik për Australinë. Djaloshi që nderoi komunitetin shqiptaro-australian ende e kujton me shumë nostalgji pjesëmarrjen e tij. Edhe pse kanë kaluar shumë vite Ramadanit i duket një kohë shumë e shkurtër. Lojërat Olimpike Verore të vitit 2000 (të njohura zyrtarisht si Lojërat e Olimpiadës së XXVII, Sydney 2000 ose si Lojërat e Mijëvjeçarit të Ri) u mbajtën nga 15 shtator deri më 1 tetor 2000 në Sidnei, të Australisë. Taip Ramadani në Lojërat Olimpike përfaqesoi Australinë në Hendboll.

Si i kujtoni ato momente kur keni qenë pjesë e Sidney 2000?

Më duket ende si dje, se besoj se kanë kaluar aq shumë vite.

Si e kujtoni ju ceremoninë e hapjes së lojërave Olimpike në Sidney?

Për mua është një kujtim i paharrueshëm. Dy muaj para se të hapeshin lojrat në Sidney, ne ishim në Evropë për një garë përgatitëse, e cila na lodhi shumë dhe kur u kthyem në Sideney isha i lodhur, po menjëherë me të mbërritur në aeroport ndjeva një energji që kurrë më parë se kisha përjetuar në Sidney. Popullsia e Sidney ishte shtuar dyfish dhe ajo energji na dha një energji të madhe. Na ktheu atë energjinë që humbën në Europë, një ndjenjë e papërjetuar më parë. Kur arritën në fshatin olimpik ishte si të ishe në një botë tjetër. Në ditën që filloi ceromonia ishte një mrekulli. Morëm shumë këshilla se si do të vepronim kur të futeshim në stadium. Në hyrje të stadiumit diçka ndryshoi dhe një emocion na kaploi dhe nisëm të vrapojmë pa drejtim, sepse ishte një eufori e papërshkrueshme.

Hyrja në stadium është vërtetë një emocion i fortë?

Sigurisht unë isha vetëm 20 vjeç. Trajneri i asaj kohe vite më parë pas disa provave më kishte thënë se nuk i kisha të gjitha tiparet e Handbollit, por unë nuk u dorëzova, nisa të punoi edhe më shumë, ta marr këtë punë me më shumë intesitet dhe nisa të përmirësohem. U largova paksa nga familja, shtëpia, por ju përkushtova stërvitjes. Në atë kohë u bë një plan për të na larguar neve, por ekipi jonë punoi fort dhe u forcua. Në ’97 vendosa ta provoi fatin në Hungari dhe me transferimin tim në këtë ekip që mori çmimin e parë në Europë, u përmirësova shumë. Gjithçka ndodhi falë trajnimit që kishte trajneri në Hungari më transformoi dhe më perfeksionoi. Kur u riktheva në Australi edhe trajneri që dyshoi tek unë e kuptoi se isha perfeksionuar së tepërmi.

Si e kujtoni momentin kur këndohet Himni?

Kur u radhitëm për himnim në sallë ishin rreth 10 mijë shikues, sapo filloi himni mua mu kujtuan të gjitha sakrificat që kisha bërë për të arritur aty ku isha dhe aty mendova se sa mirënjohës duhet ti isha familjes.

Si ishte reagimi i familjes suaj kur morët pjesë në lojërat olimpike?

Kanë qenë shumë krenar, edhe pse ne si shqiptarë nuk e shprehim shumë veten tek fëmijët, por në shoqëri ose me familjarë të tjerë ajo krenarie del pak më në pah. në fillim prindërit e mi ishin skeptik por me kalimin e kohës edhe ata e panë se gjërat po shkojnë mirë dhe nga viti 1999 më dhanë një përkrahje shumë të madhe dhe kanë sakrifikuar shumë për mua.

Në lojërat olimpike nuk ishit shqiptari i vetëm. Si ishte momenti i takimit me shqiptarë të tjerë?

Ishte e çuditshme, unë kisha dëgjuar për disa shqiptarë që përfaqësonin Greqinë në peshëngritje dhe atletikë, ishte edhe përfaqësuesja e Shqipërisë, ishte dhe presidenti i komitetit olimpik të Kosovës të cilin e takova. Isha në sallën e mdhe dhe një ekip me uniforma greke i dëgjoi duke folur shqip, dhe më pas nisa të bisedoi me ta, sepse menjëherë nisëm shoqëri dhe u miqësuam. Ditët e qëndrimit sa herë shiheshim shkëmbenim pak kohë pavarësisht angazhimeve.

Prej vitit 2016 jeni emëruar trajner i përfaqësues së handbollit në Kosovë?

Po është e vërtetë, kemi punuar shumë dhe tashmë Kosova është një konkurente e denjë për ekipet më të forta në Europë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.