Kryetari i bashkisë së Horës së Arbëreshëve, Rosario Petta ka njoftuar në faqen e tij në Facebook se një tjetër rast është konfirmuar pozitiv me Covid-19. Ky rast i ri e çon sërish në dy numrin e të infektuarve në Horën e Arbëreshëve.
“Për fat të mirë të dy rastet janë mirë me shëndet, rasti ri është asimptomatik, ndërsa pacienti tjetër vazhdon i shtruar në spital, por në gjendje të mirë shëndetësore”, shkruan Kryetari i bashkisë Petta.
Familjarët e të dy pacientëve kanë kryer tamponin dhe kanë rezultuar negativ. Kryetari Petta i kujton qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.