Një rrugë në Tiranë do mbajë emrin e arbëreshit Emanuele Xhordano

E premte, 3 Maj, 2024

Pas kërkesës zyrtare të drejtuar nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar në mbledhjen e radhës edhe emërtimin e një rruge me emrin e Emanuele Xhordano-s, i cili njihet si apostulli i gjuhës dhe i kulturës arbëreshe dhe autori i Fjalorit të parë shpjegues të gjuhës arbëreshe.

Mes shumë emrash të personaliteteve arbëreshe, është përzgjedhur pikërisht emri i tij, duke qenë se përkon me jubileun e 100-të të lindjes së tij. Miratimi i këtij vendimi përmbush një nga objektivat parësore të Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, pikërisht përhapjen dhe përjetësimin e kulturës arbëreshe në trojet amë.

Vendimi erdhi në këtë 100-vjetor të Tiranës si kryeqytet nga votimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili ka vendosur të nderojë emrat e disa prej artistëve dhe personaliteteve të njohura shqiptare, duke i shënjuar me emrat e tyre disa nga rrugët e kryeqytetit.

Kujtojmë se Emanuele Xhordano ka shërbyer si prift në kishën arbëreshe në Lungro, në të cilën kreu reforma të thella dhe ku më 1968 u vendos që mesha në kishë të mbahej në gjuhën shqipe.

Ai bashkëpunoi me revistën e Ernest Koliqit “Shejzat” dhe revistën “Zgjimi” e Albino Grecos.

Në vitin 1963 publikoi “Fjalori i Arbëreshvet t’Italisë”, fjalor me 19 mijë fjalë e njësi leksikore.

Në vitin 1967, ai botoi “Shpata dhe Skanderbekut Nde Dibrët Poshte”.

Në vitin 1972, drejtoi revistën kulturore “Zëri i Arbëreshvet” (La voce degli Albanesi d’Italia) dhe në vitin 2000, botoi “Alfabetizzazione Arbëreshe” (Shkrimi dhe leximi Arbëresh), libër që u shpërnda falas për të gjithë fëmijët arbëreshë të Italisë.