Athinë/ Ambasada gati dokumentat për aplikimet deri më 18 shtator

E premte, 27 Qershor, 2025

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare njofton se kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat e Identitetit për aplikimet e kryera deri në datën 18 shtator 2020.

Tërheqja e dokumenteve biometrikë për qytetarët që paraqiten personalisht kryhet në sportelin e shpërndarjes pranë Hyrjes Nr. 1 të Ambasadës, nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00.

Gjithashtu po vijohet me dërgesat postare për kërkesat e marra në postën tonë elektronike [email protected] deri më 20 shtator 2020.

Tërheqja e pasaportave mund të kryhet edhe nëpërmjet autorizimit të një personi të tretë, përmes deklaratës me përgjegjësi vulosur në KEP (Qëndra e Shërbimit të Qytetarëve).

Ambasada i bën thirrje qytetarëve të shmangin grumbullimet masive në orët e para të mëngjesit dhe ditën e parë të javës. Paraqitja në sportelet e shpërndarjes duhet të jetë e njëtrajtëshme përgjatë gjithë orarit zyrtar dhe në të gjitha ditët e javës. Kjo ndihmon si në respektimin e masave parandaluese kundër përhapjes së COVID-19, por dhe në mbarëvajtjen më efikase të punës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.