Historia/ Telegrami i guximshëm i Beqir Plangaricës në mbrojtje të gjuhës shqipe

E premte, 17 Maj, 2024

Përpjekjet e atdhetarëve për mësimin e gjuhës shqipe në fillim të shekullit të 19 kanë qenë më shumë se titanike. Ata janë investuar në çdo drejtim për të bërë të mundur hapjen e klasave dhe mësimit të gjuhës shqipe. Intelektualë, nxënës apo edhe njerëz të thjeshtë në shumë raste kanë treguar vendosmërinë e tyre në kë kauzë. I tillë është edhe ky telegram i vitit 1910 të cilin patrioti Beqir Plangarica, themelues dhe investitor i liceut “Idadija” guxoi t’ia dërgoi ministrisë së Arsimit Osmane pa firmën e drejtorit të shkollës. Aktivist në çështjen kombëtare Plangarica ka qenë shumë i angazhuar në aktivitetet patriotike, sociale dhe ekonomike të vendit. Si themelues i Klubit Bashkimi, Themelues i Dhomës së Tregtisë në Elbasan, anëtarë i Komisionit të Pavarësisë e shumë ë tjera.

Telegrami i dërguar ministrisë së Arsimit Osmane është një dëshmi e punës së tij të madhe për kultivimin e  gjuhës shqipe. Përkthimi e telegramit që ruhet në Arkivin Osman të Stambollit është realizuar nga Ermal Nurja.

Publikimi i materialit në “Diaspora Shqiptare”, kortezi e Armida Plangarica, pasardhëse e tij.

Telegrami

“Megjithëse ka qenë prej një viti e gjysmë që në shkollën tonë mësimi bëhet në gjuhën shqipe me gërmat tona specifike, këto ditë me urdhër të drejtorisë arsimore të Manastirit, përdorimi i këtyre gërmave është ndaluar. Kjo ndalesë është në kundërshtim me ligjin. Pas kërkesës sonë drejtuar mytesarifit në lidhje me këtë çështje, na është komunikuar shkresa e drejtorisë arsimore të Manastirit se gjuha shqipe është gjuhë me zgjedhje dhe ata që dëshirojnë mund ta mësojnë me gërma arabe, një përgjigje aspak e hijshme për një drejtor arsimi dhe po ashtu nxit konflikt dhe përshtjellim, prandaj kërkojmë nga ju që të vazhdojmë të mësojmë me gërmat tona kombëtare ashtu siç ka ngjarë deri më sot, një kërkesë e jona mëse e ligjshme.

-Anëshkrim Kryeministrisë!

Pas pohimit të drejtorisë së postë telegrafit se nuk mund të lejojë të dërgohet telegrafi i firmosur nga 50 nxënësit e shkollës Idadije (lice) nëqoftëse nuk ka nënshkrim aprovues të drejtorit të asaj shkolle dhe meqë drejtori i asaj shkolle nuk lejohet që të aprovojë dërgimin e një telegrafi të tillë, guxoj që t’ju vë në dijeni nëpërmjet këtij telegrafi në lidhje me këtë procedurë që pengon kërkimin e së drejtës legjitime nga institucionet e larta të shtetit dhe të vihet drejtësia e nevojshme në lidhje me këtë veprim që bie në kundërshtim me ligjin për rendin dhe qetësinë. Beqir Plangarica 