Norvegji / Mësuesi Nazim Idrizi: Komuniteti duhet të angazhohet më shumë

E premte, 3 Maj, 2024

Nazim Idrizi është themeluesi i qendrës së parë komunitare shqiptare në Norvegji e themeluar në vitin 1995 me qëllimin që të gjithë shqiptarët e shpërndarë në Norvegji, të kishin një pikë takimi në Oslo. Nazim Idrizi me profesion arsimtar, mendon se shkenca, kombi dhe besimi janë të pandashme, ndaj krijimi i një qendre që i përmblidhte të gjitha ishte idealja për të.

“Edhe pse kam qenë puntorë i arsimit, mendoj se feja, shkenca dhe kombi janë të pandashme. Ne shqiptarët kemi disa fe, por gjithmonë kemi pasur tolerancë fetare.”

Nazim Idrizi ka qenë një nga themeluesit e qendrës duke dhënë kontributin e tij për të hapur një qendër shumë të rëndësishme ku ndër vite janë realizuar shumë aktivitete.

“E nisëm themelimin e kësaj qendre bashkë me disa kolegë, edhe ata të fushës së arsmit, sepse i shikonim shumë bashkatdhetarë ishin të shpërndarë kudo nëpër Norvegji, ne ishim të shpërndarë dhe nuk kishim informacion për njëri-tjetrin. Bashkë me shokë para luftës së Kosovës menduam të krijojmë një Qendër Islamike për të gjithë shqiptarët ku ishin në Norvegji, të vinin në Olso dhe të merrnin informacione për vendlindjen. Ndaj e pagëzuam Qendra Islamike Kulturore Shqiptare, në mënyrë që të shpërndanim informacion dhe të zhvillohej kultura dhe tradita e kombimit për gjithçka, jo vetëm trajtimin e fesë. Pas themelimit qendrës kemi korr sukses, mbase nostalgjia ishte më e madhe në atë kohë dhe ka pasur shumë nxënës, mbi 85 nxënës, kemi pas organizuar grupe të ndryshme kulturore.  Aktivitetet janë bërë pa pagesë në ambientet e qendrës, lokali ka qenë pa pagesë. Qendra ka dhënë shumë kontribute për të blerë vegla muzikore, kujtoi dikur një shifër 45 mijë euro që ishin një ndihmesë e madhe.”

Sekretari i qendrës dhe një ndër themeluesit dhe përpiluesit të rregullores dhe logos së asaj kohe tregon se kohët e fundit pavarësisht se ambientet janë rregulluar, aktivitetet mungojnë.

“Në atë kohë edhe organet norvegjeze na përgëzuan, sepse në qendrën tonë ishte e vetmja rregullore më e kompletuar për një qendër të kësaj natyre. Edhe kohët e fundit ka aktivitete, por sërish çalojnë, dhe nuk e di se ku qëndron problemi.”

Qendra më datë 17 tetor do të organizojë një mbledhje të jashtëzakonshme për të zhvilluar zgjedhje për anëtarët e rinj.