Australi/ Futbollisti shqiptar fiton “Këpucën e Artë” te Western United

E premte, 17 Maj, 2024

Futbollisti shqiptar Besart Berisha po korr suksese të mëdha në Ligën e Australisë me ekipin “Western United”.

Sulmuesi kosovar ka arritur të fitojë çmimin e golashënuesit më të mirë te skuadra australiane. Berisha në sezonin 2019/20 shënoi 19 gola për Western United, duke fituar kështu “Këpucën e Artë”. Me një postim në llogarinë e tij, ishte vetë futbollisti që njoftoi se ka fituar çmimin e madh.

Lajmi është bërë i ditur edhe në profilin e klubit të tij, që tregon se Berisha është golashënuesi i tyre më i mirë për edicionin që lamë pas.

Besart Berisha u transferua nga skuadra gjermane “Arminia Bilefield” tek “Brisbane Roar” në vitin 2011 dhe për katër vite ai u stolis dy herë kampion i Australisë para se të kalojë në radhët e skuadrës së “Melbourne Victory” me të cilën po ashtu fiton dy kampionate. Në vitin 2018 Berisha lë Australinë për një sezon duke sfiduar karrierën e tij në Japoni me skuadrën “Sunfrecce Hiroshima” dhe kthehet përsëri në Australi vitin 2019 duke u bërë pjesë e skuadrës së re “Western United”.