Bursat e Diasporës / Mblidhet Komisioni i Vlerësimit

E diel, 19 Maj, 2024

Shqipëria për herë të parë  do të ofrojë bursa studimi për studentët e huaj me origjinë shqiptare, të cilët dëshirojnë të kryejnë studimet në vendin tonë.

Kjo iniciativë e ministrit të Shtetit për Diasporën do të fillojë  të zbatohet për vitin akademik 2020-2021, ka përshpejtuar edhe nisjen e procesit të punës. Komisioni i Bursave për Diasporën ka zhvilluar ditën e premten mbledhjen e tij të parë, ku në fokus ishte diskutimi për intesifikimin e punës për të bërë të mundur praninë sa më shpejt të këtyre studenteve në auditoret shqiptare

Komisioni ka për detyrë të ndjekë procesin dhe vlerësimin përfundimtar të dokumentacionit të kandidatëve të cilët do të përfitojnë bursë studimi, institucionin e arsimit të lartë dhe programin e studimit ku do të studiojnë shtetasit e huaj me origjinë shqiptare.

Janë 9 bursat e ofruara shtetasit e huaj me origjinë shqiptare nga Ukraina, komuniteti Arbëresh në Itali, Kroacia dhe Bullgaria.

Komisioni i Bursave për Diasporën është ngritur me Urdhër të Ministrit të Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko, dhe përbëhet nga tre anëtarë: një anëtar nga  ministria përgjegjëse për Arsimin, një anëtar nga ministria përgjegjëse për Politikën e Jashtme dhe një anëtar nga Agjencia Kombëtare e Diasporës.

Ky komision është ngritur në zbatim të Vendimit Nr. 686, datë 02.09.2020, “Për kriteret e dhënies së bursave për shtetasit e huaj me origjinë shqiptare, për të studiuar në Republikën e Shqipërisë, nga Agjencia Kombëtare e Diasporës për vitin akademik 2020-2021”.