Sokrat Sinaj: Diaspora është një aset me shumë vlerë i vendit tonë

E mërkurë, 29 Maj, 2024

Sokrat Sinaj, Anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës në Zvicër i ftuar në një intervistë në emisionin “ABC Mëngjesit” me gazetarin Enkel Demi ka sqaruar disa nga çështjet kryesore që lidhjen me procesin e votimit të shtetasve shqiptar jashtë vendit.

Sipas Sinaj pas një kohe të gjatë, gati një shekull, Diasporës do t’i jepet mundësia të votojë atje ku jeton. Diaspora e ka pasur të drejtën e votës në Shqipëri, por ideja është që t’i jepet e drejta e votës pa ardhur në Shqipëri, pra nga vendi ku jetojnë dhe punojnë. Sinaj tha se puna e Këshillit Koordinues të Diasporës dhe sensibiliteti që ata i bënë problemit do të krijojë mundësinë që Diaspora të votojë në zgjedhjet e 25 prillit 2021. .

“Kryeministri i vendit, njëkohësisht dhe Kryetarë i Partisë Socialiste, si dhe Kryetari i partisë Demokratike, në takimet direkte që patëm me ta, na premtuan se këtë herë do i jepet e drejta e votës Diasporës. Tashmë është marrë një vendim politik për këtë, por i ka kaluar Komisionit Zgjedhor për realizimin teknik. Duke qenë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk është krijuar, vonesat e krijimit të këtij institucioni e komplikojnë këtë problem”, tha ai gjatë intervistës.

Sipas anëtarit të KKD, përfaqësues i komunitetit shqiptar në Zvicër, mundësitë teknologjike që janë sot e bëjnë plotësisht të realizueshëm procesin e votimit edhe në kohën e mbetur.

“Unë mendoj se me mundësitë teknologjike që kemi sot kjo gjë është plotësisht e realizueshme dhe Diaspora mund dhe duhet të votojë. Kërkesa jonë ka qenë që Diaspora të ketë grupin e vet parlamentar, për shembull Zvicra ku unë jetoj e quan Diasporën e saj Zvicra e pestë dhe Diaspora ka grupin e saj parlamentar.”

Por gjithashtu Sinaj shtoi se zgjedhja e deputetëve varet nga kushtet që do të vendos politika ne konsultim me përfaqësuesit e Diasporës. “Nuk është e sigurt nëse e gjithë Diaspora do të jetë vërtetë e gatshme për të votuar” thekson Sinaj.

I pyetur nga gazetari Demi se çfarë quajmë Diasporë kur i referohemi votës Sinaj u shpreh: “Nën termin Diasporë identifikohen të gjithë shqiptarët që janë regjistruar në vendet ku jetojnë, kanë një kartë qendrimi dhe njëkohësisht kanë pasaportë shqiptare, kjo është normalisht Diaspora që duhet të votojë.”

E ndërsa pyetjes se përse duhet të vlejë vota e emigrantëve që nuk e jetojnë realitetin shqiptar çdo ditë, Sinaj u përgjigj: “Diaspora shqiptare ka një veçanti të saj, ajo është një nga donatorët ose financuesit më të rëndësishëm të Shqipërisë sot. Ky kontribut financiar ka qenë dhe është prezent, por në të njëjtën kohë jam i ndërgjegjshëm që vota e tyre nuk mund të ketë të njëjtën peshë si ajo bashkombasit që jetojnë këtu, ndaj duhet vendosur se sa vota nga Diaspora do të përcaktojnë një deputet, por e rëndësishme është që këto rregulla të jenë të sqarohen paraprakisht dhe të përdoren modele nga vende te tjera si psh. Zvicra”.

Sipas gazetarit Demi data e zgjedhjeve është shumë afër dhe nuk ndihet siguri për realizimin e zgjedhjeve. “Sigurisht që rrezikon që zgjedhjet të mos bëhen, por unë kam shpresë që do të bëhen”, u shpreh Sinaj.

“Diaspora shqiptare është një aset me shumë vlerë, jashtë kufijve të vendit tonë janë dyfishi i atyre që jetojnë këtu. Diaspora ka dhënë prova intelektuale në vendet ku jeton dhe vendi ynë ka nevojë që Diaspora të jetë prezent në jetën politike dhe ekonomike të vendit. Vetëm gjatë pandemisë u evidentua një spektër i ngushtë i Diasporës në fushën e mjekësisë, por mund të them se edhe ne fushat e tjera Diaspora është po kaq e kualifikuar. Vendi ynë nuk e ka më luksin të anashkalojë Diasporën në te gjitha fushat politike, ekonomike, shkencore etj…

“Mendimi ynë është të zgjidhet forma më e përshtatshme për të votuar. Posta është varianti më i mirë. Pse të mos shfrytëzojmë praktikën e Kosovës. Shpresoj që në zgjedhje politika shqiptare të shkojmë me mendim të unifikuar dhe diaspora të ketë deputetët e saj. Duhet të gjendet forma se si Diaspora do të përfaqësohet. Për mua pjesëmarrja e emrave të kandidatëve jo politikë do ishte një vlerë e shtuar për Parlamentin shqiptar”, u shpreh ai.