Britani / Mësuesit e gjuhës shqipe marrin tekstet e dërguara falas nga QBD

E enjte, 23 Maj, 2024

Mësuesit e gjuhës shqipe në shkollën “Ardhmëria”, në Britani kanë marre tekstet mësimore dhe plotësues të dërguara falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën. Mësuesit i morën tekstet gjatë një pritje të organizuar nga ambasadori shqiptar në Londër z. Qirjako Qirko, Në ceremoninë e marrjes së materialeve ishin të pranishëm një pjesë e stafit mësimdhënës të shoqatës “Ardhmëria” dhe drejtori i saj zoti Lutfi Vata, të cilët falënderuan Qendrën e Botimeve për Diasporën për angazhimin fisnik  dhe ofrimin e librave falas.

“Si në shtëpinë tonë u ndjemë sot në ambasadën shqiptare në Londër, të ftuar nga ambasadori i saj zoti Qirjako Qirko. Nuk ishte hera e parë që Ambasada i hapte dyert e saj në shërbim të komunitetit dhe mësimit të gjuhës shqipe, sidomos në këto tre vitet e fundit. Të rrethuar me ngrohtësinë e mirëseardhjes dhe tryezës plot me libra për nxënësit e shkollës “Ardhmëria”, kjo pasdite ishte vërtetë magjike, aq sa na shkurtoi pa e kuptuar edhe distancën që COVID-19 të impononte. Ndaj, ndoshta i thyem rregullat pak nga entuziazmi. Sot ata u pajisën me të gjitha materialet e nevojshme për këtë vit shkollor. Vërtetë do të vazhdohet me mësimin online, kështu është situata e krijuar, por një mësim pa libra mbetet gjithmonë si një dritë e zbehtë. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm një pjesë e stafit mësimdhënës të shoqatës “Ardhmëria” dhe drejtori i saj zoti Lutfi Vata të cilët e falenderojnë shtëpinë botuese për Diasporën nën drejtimin e zonjës Mimoza Hysa, për angazhimin fisnik duke na ofruar kopje te shumta librash shkollorë falas.
Për 30 minuta fëmijët e përzgjedhur, të cilët përfaqësuan të gjithë nxënësit e shkollës tonë, do t’u mbetet në memorie kjo pasdite, kur u ulën me librat shqip ndër duar në sallën e pritjes të Ambasadës Shqiptare në Londër si në shtëpinë e tyre. Ishte një eksperiencë e bukur që do t’i stimulojë, në vazhdimin pa ndërprerje, për ta njohur më mirë gjuhën e nënës. Ata , pa dyshim, do ta rendisin këtë si ndër ditët më të veçanta të fëmijërisë së tyre” shkruan pas takimit mësuesja Anila Kadija.

Janë 910 tekste shkollore dhe të mësimit plotësues të dërguara falas për mësuesit e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Britaninë e Madhe.