50 vite marrëdhënie diplomatike Shqipëri-Zvicër

E diel, 19 Maj, 2024

Do të kishte qenë një aktivitet i madh kremtimi i 50 vjetorit të  marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Zvicrës, me rrëfime, histori, bashkëpunime, aktivitete sepse në gjysmë shekulli të tilla ka pasur plotë, por edhe ky përvjetor jubilar ashtu si edhe si shumë aktivitete të tjera përgjatë këtij viti, u penalizua nga pandemia globale e shkaktuar nga Covid-19.

Megjithatë edhe një aktivitet i organizuar duke respektuar protokollet e sigurisë së pandemisë ja doli që të sjellë të plotë historinë e këtij bashkëpunimi 50 vjeçar. Në një konferencë të përbashkët Ambasada e Zvicrës në Shqipëri dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme sollën nëpërmjet rrëfimeve historikun e kësaj marrëdhënieje diplomatike.

“50 vjet marrëdhënie diplomatike Shqipëri-Zvicër“ mblodhi përfaqësues të trupit diplomatik, qeverisë, politikës, historisë, diplomacisë, kulturës, dhe besimeve fetare.

Në fjalën e tij përshendetëse Ambasadori zviceran në Shqipëri Adrian Maître tha: “50 vjet më parë dy vendet tona firmosën për marrëdhënie formale diplomatike dy-palëshe. Në 50 vitet që pasuan, dy vendet tona kanë intensifikuar shkëmbimet, janë afruar, dhe bashkëpunojnë ngushtë”.

I pranishëm në këtë takim nëpërmjet një vieo mesazhi Ministri i Jashtëm i Zvicrës Ignazzio Cassis, theksoi se Zvicra është e përkushtuar të vazhdojë të qëndrojë përkrah Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

“Unë ju bashkohem në festimin e këtij përvjetori dhe në reflektimin mbi lidhjet dhe marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Le të vazhdojmë të ndërtojmë dhe të rrisim shkëmbimet tona në dobi të popullit shqiptar dhe atij zviceran”, tha ministri Cassis.

Ambasadori i parë i Shqipërisë post-komuniste në Zvicër, Gazmend Turdiu, ndau kujtimet dhe përshtypjet e tij nga momentet kur dy vendet nisën shkëmbime të reja në fazën pas 1992.

“Ky kremtim është shenjë e rëndësisë që ka ky përvjetor për të dy vendet dhe gjithashtu dëshmon lidhjet e hershme mes popujve tanë, bazuar në histori njerëzore e dokumente arkivore, të cilat shkojnë përtej këtij gjysmëshekulli. Ai vjen si një moment reflektimi për atë që është arritur dhe për vijimësinë e bashkëpunimit në të ardhmen”, tha Zv. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Sokol Dedja. Ai gjithashtu falënderoi Zvicrën që qëndroi përkrah Shqipërisë në momente të vështira për të përballuar pasojat e rënda të tërmetit e pandemisë, duke ofruar kontribute mjaft bujare.

Konferenca u shoqërua me një ekspozitë me materiale arkivore, historike dhe fotografike, të cilat dokumentojnë marrëdhëniet e hershme miqësore, ekonomike dhe sociale mes dy shteteve.Aktivitetin e plote mund ta ndiqni ketu:

LIVE

50 vjet Zvicër-Shqipëri: konferenca e plotë nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme 👇🇦🇱🇨🇭🇦🇱🇨🇭50 years Switzerland-Albania: full conference from the Ministry for Europe and Foreign Affsirs 👇

Gepostet von Embassy of Switzerland in Albania am Dienstag, 29. September 2020