“Shqiptarët dhe filmat”, hapësira e filmit shqiptar në Kanada

E premte, 26 Prill, 2024

Shoqata e Filmit Shqiptar (Albanian Film Association) në Toronto të Kanadasë nga viti 2017 sjell në kinematë kanadeze prodhimet më të reja filmike nga Shqipëria dhe Kosova, kryesisht të metrazhit të shkurtër. Nga fillimi i pandemisë COVID-19, kjo shoqatë ka gjetur forma të tjera për të komunikuar me artdashësit, jo vetëm shqiptarë në Kanada, duke shfaqur filma online dhe duke hapur tema të ndryshme reth kinematografisë, ku shqiptarët e këtushëm shprehin mendimet e tyre për rrjedhën e filmit dhe kinematografisë në përgjithësi.
Në serinë e filluar “Shqiptarët dhe filmat” shoqata e drejtuar nga Nora Marku fundjavën që lamë pas ka zhvilluar një bisedë dhe diskutim online me dy motrat e kinematografisë moderne të Kosovës Antoneta dhe Sevdije Kastrati. Ato janë bashkëkrijueset e filmit “Zana”, i cili është ndër filmat e rrallë shqiptar që është prodhim i përbashkët i Shqipërisë dhe Kosovës. Filmi i tyre me metrazh të gjatë u shfaq premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto (TIFF) vitin e kaluar dhe ka vazhduar të marrë shumë vëmendje dhe vlerësime ndërkombëtare. Vlen të thuhet se ky diskutim vjen vetëm disa ditë pasi filmi mori çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të Tiranës.
Të dy folëset theksuan se filmi “Zana” duke qenë fiskion bazuar nga realiteti i Kosovës së luftës dhe pasluftës, nuk ka paraqitur problem për të bërë xhirimet, sepse tregimi për to dhe për aktorët ishte i afërt me ato që shumica edhe i kishin përjetuar para një kohe jo shumë të largët, dhe vinte shumë lehtë për të krijuar skenat artistike.
Motrat e kinematografisë Antoneta dhe Sevdije Kastrati me origjinë nga Peja u diplomuan në Institutin prestigjioz Amerikan të Filmit. Antoneta përqendrohet në drejtimin e filmit, ndërsa Sevdija në kinematografinë e tij. Së bashku, ato janë padyshim ndër kineastet më aktive  në botën shqiptare. Të dyjat janë ndër më të shquarat në botën e filmit shqiptar sot, të njohura për talentin dhe perspektivën e tyre unike në ekran. Gjatë këtij organizimi, ato zbuluan procesin e tyre të krijimit të filmit, përshkruan përqendrimin e tyre në historitë shqiptare dhe çfarë do të thotë t’i sjellësh këto historira tek audiencat joshqiptare apo globale. Dhe sigurisht, çfarë do të thotë të punosh së bashku me pjesëtarë të familjes në projekte kaq serioze.
Antoneta Kastrati, regjisore e këtij filmi kur u pyet se çfarë e tërhoqi atë në historinë e këtij filmi shprehet: “Nga të gjitha ato që kam përjetuar si një e mbijetuar e luftës, është përjetimi me sytë e mi i fuqisë shkatërruese njerëzore, përfshirë edhe vrasjen e nënës dhe motrës sime. Gjëja që më ka shqetësuar më së shumti, që unë nuk mund ta pranoj aq lehtë, është mënyra se si lufta i bëri prindërit të pafuqishëm për të mbrojtur fëmijët e tyre”.
Pas përfundimit të kësaj paraqitjeje, drejtuesja e shoqatës dhe drejtuesja e diskutimit online Nora Marku për gazetën “Diaspora Shqiptare” theksoi: “Nuk është shpesh që e kemi rastin të flasim drejtëpërdrejtë me personat që punojnë prapa kamerave. Sidomos me persona si motrat Kastrati, të cilat edhe në këtë kohë pandemie, kanë orar pune shumë të plotë. Ishte kënaqësi të flisnim me dy gra të cilat kanë lënë shenjë të madhe në një industri ku shpesh meshkujt mbajnë pozitat kryesore. Dhe ishte tejet inspiruese të dëgjonim perspektiven e tyre, dhe idetë mbi filmin dhe rrëfimet që duhet të tregohen në ekran. Sidomos me suksesin e tyre më filmin e fundit të metrazhit të gjatë “Zana”, Antoneta dhe Sevdija me të vërtetë kanë rrëmbyer audiencat ndërkombëtare. Në bisedën tonë online  na treguan se si ndiheshin me suksesin e filmit, dhe si arritën të krijojnë diçka aq specifike për Kosovën, që gjithesesi la mbresa kudo që është shfaqur filmi.”
Filmi “Zana” është një dramë tronditëse dhe emocionuese që përcjellë një grua të re kosovare që përpiqet të mbetet shtatëzënë përderisa ballafaqohet me tmerret nga kaluara e saj e errët e kohës së luftës. Ky film është një film për ndikimin e luftës dhe jetën e grave të bllokuara nga rregullat e shoqërisë kryesisht patriarkale, personifikuar me tregimin e një gruaje, dhe jetën e saj traumatike pas luftës në një komunitet konservator të Kosovës. Êshtë një tregim për nënën në luftë dhe marrëdhënien e veçantë nënë- fëmijë, nën thundrat e kësaj shoqërie.
Nuk duhet harruar se filmi nuk do ta arrinte suksesin që ka sot pa aktorët kryesorë tij: Adriana Matoshi, Astrit Kabashi, Fatmire Sahiti, Mensur Safqiu, Irena Cahani, Shengyl Ismajli, Vedat Bajrami, Çun Lajçi, dhe Ilire Vinca. Ky film, pos që ka qenë pjesë e shumë festivaleve ndërkombëtare, është edhe propozimi i Kosovës për kategorinë “Best International Feature” të “Oscars”.