Një tjetër rast pozitiv me Covid-19 në Horën e Arbëreshëve

E martë, 7 Maj, 2024

Në Horën e Arbëreshëve është verifikuar një tjetër rast pozitiv me Covid-19. Bëhet fjalë për një burrë, mosha e të cilit nuk është përcaktuar, por ditë më parë ka pasur kontakt me një persona pozitiv. Ai shfaqi disa shenja si temperaturë dhe kollë dhe mjekët e panë të nevojshënm kryerjen e tamponit. Pacienti është shtruar në spital, por është në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Bashkisë Rosario Petta në një lidhje të drejtpërdrejtë në Facebook.
Gjithashtu Kryetari i Bashkisë ka ftuar mjekët Carlino dhe Schiro që të komunikojnë me qytetarët dhe t’i kërkojnë atyre të ruajnë qetësinë. Në rast të djegies së syve, etheve dhe kollës, duhet të këshilloheni me mjekun tuaj të përgjithshëm. Mjeku Carlino këshillon të përdoret më shumë kontakti me telefon si fillim me qendrat shëndetësorë, duke qenë se fluksi në klinika është rritur. Gjithashtu nëse një person ka temperaturë dhe ethe për tri ditë rresht do të duhet të realizojë tamponin.
“Të shkosh te mjeku me simptoma është sjellje e rrezikshme. Në rast se vlerësohet e nevojshme, mjeku i familjes ka të drejtë të dërgojë ekipin USCA në shtëpinë e pacientit, mjekë të pajisur të cilët do të jenë në gjendje të vizitojnë pacientin dhe të vendosin nëse do t’i bëhet ose jo tamponi. Askush të mos ndihet i braktisur në këtë rast”, është shprehur Schiro.
“Personat që kanë pasur kontakt me rastin e ri pozitiv janë lajmëruar dhe janë në vëzhgim. Ju ftoj edhe një herë të respektoni kujdesin për higjienën, distancimin dhe të përdorni maskat”, përfundon Petta.