Greqi/ Klasat e gjuhës shqipe vazhdojnë të pajisen me tekstet e dërguara nga QBD

E enjte, 2 Maj, 2024

Mësuesi dhe nxënës të klasave të gjuhës shqipe në mbarë botën po marrin në dorë tekstet mësimore të gjuhës shqipe dhe ato plotësuese të dërguara falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën. Së fundmi kanë qenë mësuesit të gjuhës shqipe në Greqi të cilët kanë njoftuar marrjen e teksteve

Pjerin Lleshi mësues vullnetar i gjuhës shqipe në Greqi në një postim në Facebook ndan emocionet e mësimit të gjuhës shqipe. Ai tregon se është shumë i lumtur që në këto tri vite ka punuar me fëmijë të mrekullueshëm, të cilët dëshirojnë të mësojnë gjuhën shqipe.

“Janë ata prindër që e kanë parë me prioritet mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e tyre që e bëjnë këtë punë edhe më të lehtë”, shkruan Pjerin Lleshi. Ai tregon se nxënësit janë pajisur me librat e gjuhës shqipe të klasës tretë dhe pavarësisht kushteve të pandemisë do mundohen ta çojnë përpara këtë mision kaq të shenjtë, që kanë nisur me kolegë në mbarë Greqinë. “Trinomi, mësues, nxënës dhe prindër është çelësi i suksesit në këtë mision”, shkruan mësues Lleshi.

Gjithashtu tekstet i kanë marrë edhe mësueset e përkushtuara të kurseve të gjuhës shqipe në qytetin e Patrës, znj. Afrodhiti Triha si dhe të Athinës, znj. Elona Kataro dhe znj.Mirela Hoxha.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin për punën e çmuar të të gjithë komunitetit të mësuesve shqiptarë në Greqi në përçimin e dijes, kulturës dhe gjuhës amtare dhe angazhohet për t’i mbështetur fort në të gjithë rrezen e veprimtarisë së tyre.

Për vitin shkollor 2020-2021 Qendra e Botimëvë për Diasporën ka dërguar në Greqi 2623 tekste shkollore dhe plotësuese për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Diasporë.