Greqi/Viti i ri shkollor dhe sfidat e reja të mësimit plotësues të gjuhës shqipe

E premte, 17 Maj, 2024

Mësues të Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi evidentojnë problematikat e shumta me të cilat përballen vitet e fundit, plus situatës unike të krijuar tashmë nga Covid-19. A do të mbijetojnë kurset? Do të vijojnë fëmijët shqiptar në Greqi të mësojnë gjuhën amtare? Si dhe çfarë do funksiononte si mburojë për të mos penguar misionin e tyre fisnik, pavarësisht vështirësive të herëpasherëshme, disa prej të cilave burojnë edhe nga qëndrimi i vetë familjeve emigrante. Sipas të dhënave të deritanishme, sivjet në gjithë tokën helene parashikohet të hapen më pak se 20 kurse të tilla, ndërkohë që vitet e kaluara numri ishte shumë më i lartë e rrjeti zgjerohej vazhdimisht. Gjithsesi, zilja e parë bie gradualisht nga ditët në vijim deri në fillim të muajit tetor…

***

Lefteri Metkaj

Një prononcim i juaj i ditëve të fundit në median sociale shkaktoi një reagim sensacional. Pyetja që ngritët është pikërisht thelbi i problemit me të cilin përballet shteti shqiptar: E ardhmja e fëmijëve që rriten jashtë Shqipërisë do të jetë ndopak e lidhur me të ardhmen e vendit amë? Do të flasin fëmjët tanë shqip? Do të dinë traditat e kulturën e pasur shqiptare? Cili është roli i prindërve dhe çfarë inisiativash duhen marrë për të tërhequr sërish vëmendjen në mësimin e gjuhës shqipe?

Dhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i mësimit të gjuhës shqipe në Greqi. Edhe sivjet ka qenë një bashkëpunim i ngushtë me pushtetin lokal, të cilët janë të angazhuar për plotësimin e kushteve të zhvillimit të mësimit shqip në këtë zonë. Ky është viti i pestë shkollor dhe ambienti në të cilin zhvillohet mësimi shqip është Qendra Kulturore e Bashkisë së Rendi-t. Sivjet do të marrin pjesë në mësimin shqip 20 nxënës, tre prej tyre do të jenë të rinj në klasën tonë. Shtrirja e pjesëmarrjes së nxënësve është e gjerë dhe nuk janë vetëm nga zona e Rendit. Fëmijët e shoqëruar nga prindërit vijnë nga zona e Nikies, Palja Koqinia, Pireut Moskato, Drapecona, Amfiali dhe Koridhalo. Megjithëse do të jetë një vit shkollor i vështirë për shkak të pandemisë COVID-19, me përgjegjësi për shëndetin e nxënësve, si mësuese kam marrë masat që nxënësit në klasë të kenë kushte cilësore mbrojtëse të përshtatshme. Në klasë nuk do të mungojë termometri digjital, i cili në moment tregon saktë temperaturën e trupit. Nuk do të mungojnë maskat, dorashkat dhe distanca në banka. Do të shfrytëzohet dhe oborri i shkollës meqenëse është i përshtatshëm për të zhvilluar mësimin edhe jashtë klasës. Është bërë gati programi mësimor vjetor ku janë përfshirë dhe mendimet e prindërve në përpilimin e disa temave bashkëkohore. Gjithçka është falas, mjetet didaktike dhe mjetet mbrojtëse janë dhuratë nga familja Metkaj, kurse tekstet mësimore janë dhuratë nga Qendra e Botimeve për Diasporën. Falënderoj Qendrën e Botimeve për Diasporën, e cila për të dytin vit shkollor na ka siguruar tekstet mësimore dhe tekste të ndryshme nga letërsia për fëmijë që plotësojnë programin mësimor vjetor. Uroj në radhë të parë nxënësit, këta xhevahire, qoftë për ta një vit i mbarësisë dhe i suksesit në mësime. Falënderoj gjithë bashkëpunëtorët e mësimit shqip në Rendi, pjesëmarrës në këtë mision atdhetar vullnetar, pa mbështetjen e të cilëve nuk do të kisha këtë sukses, sikur janë: Kryetari i Bashkisë së Rendit-Nikaia z. Jorgos Joakimidhis, të cilin e falënderoj në emër të gjithë komunitetit shqiptar, prindërit, komuniteti shqiptar në Rendi, po ashtu dhe ju jam shumë mirënjohëse, përfaqësuesve të Ambasadës Shqiptare në Athinë, përfaqësuesit të Zyrës së Kosovës në Athinë, z. Fitim Gllareva, shoqatave atdhetare shqiptare, si: shoqata “Vëllazërimi”, shoqata e “Lushnjës”, organizata “Jeta”, Shoqata e Ushtarakëve, shoqata e Unionit, shoqata e Elbasanit, shoqata “Lobi Shqiptar”, shoqata “Vaçe Zela”, shoqata “Arogji”, shoqatën “Korça”, shoqatën “Laberia”. Këta bashkëpunëtorë u bënë mbështetja kryesore e mësimit shqip në Rendi dhe përhapës të veprimtarive edukative, atdhetare e kulturore, duke pasur një qëllim të përbashkët: ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar shqiptare në mërgatën e Greqisë. Suksese i uroj të gjithë kolegeve në mërgatën e Greqisë, të cilët me aftësitë e tyre intelektuale pedagogjike ndriçojnë dijet dhe zhvillojnë edukimin e kulturës kombëtare te fëmijët e mërgimtarëve. Suksese në sistemin arsimor vjetor 2020-2021 i uroj Kosovës sonë, trojeve tona dhe gjithë diasporës shqiptare kudo në botë. Dalshi faqebardhë! Urime nga mësuesja e mësimit shqip në Rendi – Athinë, znj. Lefteri Metkaj.

***

Pjerin Lleshi

Cilat janë kërkesat e mësuesve vullnetarë të gjuhës shqipe në Greqi ndaj organeve kopetente shqiptare? Mendoni se keni vëmendjen e duhur dhe çfarë do duhet të ndryshonte? Si dhe e njëjta pyetje për organet kopetente këtu në Greqi, si i trajtojnë kërkesat për hapje të kurseve të gjuhës shqipe?

*

Uroj të gjithë nxënësit dhe mësuesit shqiptarë kudo që  ndodhen të kenë një vit të mbarë shkollorë! Për sa i përket pyetjes se çfarë kërkesash kemi ne si mesues vullnetarë, ndaj organeve kompetente shqiptare:

Së pari duhet te theksoj, se kërkesat tona janë parashtruar e diskutuar shume herë. Normalisht  kërkesat tona jane dërguar edhe në rrugë zyrtare tek znj.Lindita Nikolla në 2016 (në mos gaboj) për herë të fundit.  Por shumica e këtyre kërkesave, kanë ngelur thjesht në letër.

-Vlen të theksohet se tekstet shkollore nuk përbëjnë më  problem pasi vjet ato ishin te mjaftueshme dhe janë te mjaftueshme edhe ne vijim!

-Kërkesa tjetër ishte dhe vazhdon te mbetet njohja e kontributit te mësuesve vullnetarë duke ditur, që ka mësues(e), që japin mësim edhe 15 vjet. Është ndjenja e atdhedashurisë që i ka mbajtur këta mësues  të pa lëkundur në idealin e tyre.

– Kërkesë  tjetër është krijimi i nje teksti te pershtatshëm për fëmijët në diaspore, e sidomos për ata që janë në Greqi, pasi ketu dihen kushtet në të cilat punohet. Teksti ne fjalë duhet te jete me i  permbledhur dhe i pershtatshem.

-Sponsorizimi ( blerje, ose qera) i nje godinë, si qender kulturore, jo vetem per fëmijet, por për mbarë komunitetin ështe mëse e domosdoshme.

– Çertifikimi i nxënësve që ndjekin mësimin e gjuhes shqipe.

Përsa i  përket vëmendjes së shtetit, lë shumë për të dëshiruar! Në takimet tona, përgjigja e mosrealizimit të kërkesave të mësuesve vullnetarë ishte: MUNGESA E FONDEVE !!!!

Le të kujtojme se te gjithë shqiptarët, si brënda dhe  jashtë territorit gjeografik  paguajne taksen e arsimit e cila eshte 150 lekë (1.2€), ne muaj.  Kjo taksë vjen si vlerë e shtuar e fatures se ujit, ne çdo shtepi, njesi, etj. Rrjedhimisht, pjesë e kësaj takse është çdo emigrant që ka të paktën nje pasuri të paluajtshme në Shqiperi. Pra po te marrim si shembull Greqinë, ku jetojnë mbi 600.000 emigrantë të ligjshëm, është e sigurte që te pakten 100.000 prej tyre, zotërojnë te paktën një pasuri te paluajtshme. Pra paguajnē taksën e arsimit e cila arrinë shumen 150.000 € në muaj.

Sikur vetem gjysma e këtyre te ardhurave të shkonte si investim për fëmijet e emigrantëve, do bëheshin ndryshime rrënjësore. Ndaj organeve kompetente greke, ne kemi kerkuar që gjuha shqipe te futet në programet mesimore  (me zgjedhje)  në shkollat fillore, por që pëgjigja ishte e qartë: Duhet marrveshje ndërmjet dy shteteve si hapi i parë e vendimtar. Por kjo kërkon kohë.

Përsëri “barra” u bie mësuesve, të ciletët duhet ti gjejnë vetë ambjentet për të kryer mësimin e gjuhes shqipe. Së fundi, theksoj vazhdimësinë e inisiativës së Ministrisë së Arsimit të Kosoves, e cila çdo vit organizon aktivitetin “TE NJOHIM  ATDHEUN TONE” ku marrim pjesë. Nje nismë që ka ndihmuar jashtëzakonisht nxënësit në forcimin e ndjenjës kombetare.