Vendosja e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Gjermanisë – një ogur për shqiptarët

E premte, 26 Prill, 2024

Para 35 vitesh mes dy vendeve, përkatësisht Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Shqipërisë do të diskutohej vendosja e marrëdhënieve diplomatike, të cilat ishin kushtëzuar deri atëherë për shkak të përkatësisë politike. Në krahasim me shumicën e vendeve të Evropës perëndimore, marrëdhëniet diplomatike midis këtyre dy vendeve u vonuan shumë. Problemi kryesor ishte qëndrimi i paparashikueshëm i regjimit komunist në Shqipëri, pra luhatjet e brendshme të politikës shqiptare. Bisedimet zyrtare filluan qysh në vitin 1984 fillimisht me kontaktet në Bon e më pas  në Austri – shtet neutral ku edhe Shqipëria kishte një ambasadë. Nismën për vendosjen e marrëdhënive diplomatike mes dy vendeve e dha fillimisht ish kryeministri i landit të Bavarisë, Franc Jozef Shtraus, i cili  ishte politikani i parë gjermano-perëndimor që vizitonte vendin komunist (1984). Në fakt, ai shkoi si turist, por kishte arritur të depërtonte edhe në bisedime politike. Ai  pati deklarua në media interesimin e Shqipërisë për marrëdhënie ekonomike me RFGJ, sepse po jetonte në një varfëri të plotë, por edhe idenë e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Në vitin 1985 filluan bisedimet mes dy palëve që u kryesuan nga pala shqiptare nga Sofokli Lazri, i cili ishte drejtor i Institutit të Studimeve për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Tiranë, ndërsa nga pala gjermane nga drejtori ministrial Geroldvon von Braunmühl, bashkëpunëtor i ngushtë i Ministrit  të jashtëm, Hans Dietrich Gensher. Sipas përkthyesit të bisedimeve në atë kohë mes dy palëve, albanologu Robert Elsi: “Në bisedimet  e Vjenës u trajtua fillimisht çështja e kompensimit për dëmet e Luftës së Dytë Botërore. Pala shqiptare prezantoi një faturë tepër të fryrë për dëmet e shkaktuara. Nga ana esaj, Gjermania tregoi mirëkuptim në parim, megjithëse jo për shumën e kërkuar, por shpjegoi se sipas Marrëvëshjes së Londrës për borxhin gjerman të vitit 1953 nuk mund t’i paguante asgjë Shqipërisë, pa rregulluar paraprakisht kompensim me të gjithë shtetet e Evropës në tërësi. Më kujtohet që pala gjermane ofroi edhe kredi me kushte shumë të favorshme, por Shqipëria nuk mund t’i pranonte për shkak të kushtetutës së saj . Pas shumë peripecish, u bë e mundur që pala shqiptare të hiqte dorë për reparacionet”.

Por marrëdhëniet diplomatike u vonuan edhe për shkak të vdekjes së drejtuesit të delegacionit gjerman, Braunmühl, i cili u vra para shtëpisë së tij në Bon më 10 tetor 1986 nga RFA-ja e ashtuquajtura Ushtria e Kuqe, një organizatë terroriste e asaj kohe në Gjermani. Ka mundësi që  shkak për shtyrjen ishte edhe vdekja e diktatorit shqiptar, Enver Hoxha, në prill 1985. Pas shumë ec e jake, më 1 tetor 1987 u vendosën përfundimisht marrëdhëniet diplomatike midis Republikës Federaletë Gjermanisë dhe Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Tre javë më vonë, më 23 tetor 1987 do të vinte në Tiranë vetë  Ministri i Punëve të Jashtme, Hans-Ditrih Gensher ndërsa në janar 1988 erdhi ambasadori i parë gjerman (perëndimor), Dr. Friedrich Kroneck, në Tiranë, kur selia e ambasadës gjermane ishte në atë kohë në Hotel Dajti.

Ish Ministri gjerman Genscher, i njohur si babai i diplomacisë gjermane, gjatë vizitës në Tiranë jo vetëm e vlerësoi si një ngjarje më vete vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, sepse prej fundit Luftës së Dytë Botërore nuk kishte pasur marrëdhënie diplomatike mes RFGJ dhe Shqipërisë, por edhe për faktin se ai gjatë takimit me ish Presidentin e Shqipërisë, Ramiz Alia u shpreh kundër izolimit të vendit: “Më kujtohet që me ish-presidentin Alia folëm edhe për hapjen e vendit dhe mbi të gjitha për futjen e Shqipërisë në organizmat ndërkombëtare. Unë i këshillova që të futeshin në KSBE, si një hap për të dalë nga izolimi. Izolimi sjell mjerim për popullin. Koha e izolimit ka mbaruar, i thashë. Mbaj mend që më dëgjoi me vëmendje dhe më premtoi se ashtu do të bënte.”

Sot marrëdhëniet mes dy vendeve janë marrëdhënie të hapura e të shkëlqyera miqësore, marrëdhënie partneriteti, bashkëpunimi dhe interesi reciprok. Gjermania është një vend mik, një vend që prej më shumë se 30 vjetësh ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, për rimëkëmbjen e vendit pas rënies së komunizmit dhe më pas për zhvillimin e qendrueshëm të tij. Gjermania ka mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe  vazhdon sot ta mbështesë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Gjermania zyrtare ka qenë kritike në luftën ndaj krimit të organizuar, kundër trafikimit të drogës, apo kundër korrupsionit në Shqipëri. Gjermania është një prej donatorëve kryesorë të Shqipërisë, që në këta 30 vjet ka kontribuar direkt apo indirekt në zhvillimin e vendit dhe arritjen e standardeve të nevojshme për një anëtarësim të ardhshëm në BE.

Nga ana e saj, Shqipëria bën përpjekje maksimale për të qenë prezente në panairet më të mëdha të Gjermanisë, me impakt ndërkombëtar, si ai i Bursës së Turizmit në Berlin, Javës së Gjelbër në Berlin, panairit të librave në Leipzig dhe Frankfurt etj. Bilanci tregtar ka një rritje të vazhdueshme, ku vlen të theksohet se është rritur dhe niveli i eksporteve shqiptare në drejtim të Gjermanisë. Niveli i investimeve të drejtpërdrejta gjermane në Shqipëri, gjithashtu ka një rritje të vazhdueshme. Numri i kompanive gjermane prezente në Shqipëri është gjithmonë në rritje. Interesi i qytetarëve gjermanë për të njohur dhe vizituar Shqipërinë, si turistë sezonalë apo si turistë të interesuar për kulturën dhe historinë e vendit ka ardhur duke u rritur në këto dhjetë vitet e fundit. Tashmë në Shqipëri është kthyer në një traditë prej shumë vitesh “Tetori gjerman”, i cili përmes aktiviteteve të ndryshme i afron edhe më shumë dy popujt me njëri-tjetrin.