“Shqipëria e Franziskës”, 26-vjeçarja austriake një libër për ato nuk i njohim

E shtunë, 4 Maj, 2024

Shqipëri e parë pa filtra, nën rrezen e një shikimi të ftohtë, real, pa nota romantiko-patriotike;  i tillë shpaloset vendi në librin “Unterwegs in Albanien”  nga autorja austriake Franziska Tschinderle. E kaluara komuniste, varfëria dhe ekonomia e dobët, problemet e drogës dhe të korrupsionit, si dhe mungesa e perspektivës së të rinjve, këto janë subjekte të cilat përshkojnë qerthullin e një sërë reportazheve.

Libri ka 260 faqe, 14 kapituj dhe padyshim nuk është një guidë udhëtimesh. Ai bën bashkë 130 njerëz të ndryshëm-kryetarë bashkie, historianë, ish-të burgosur politikë dhe ish-punëtorë fabrike, fermerë, pronarë restorantesh dhe hotelesh përgjatë rivierës, aktivivistë, etj. Franziska Tschinderle është kujdesur të përfshijë gjithashtu një biografi të shkrimtares së ekzekutuar Musine Kokalari dhe udhëheqësit komunist Enver Hoxha, si dhe përtej kaleidoskopit të saj shihen protestat e studentëve në 2018, të punëtorëve të minierave të kromit dhe ato të përfaqësuesve të komunitetit LGBT.

Si për të lidhur të shkuarën me të tashmen, teksa orienton lexuesin gjerman edhe nëpër qytete të vogla si Poliçani apo fshatra si Lazarati.

Por kush është në të vërtetë kjo austriake 26-vjeçare? Çfarë e shtyu atë vinte nga qyteti i saj austriak me një Golf 3, e të shkruajë për një vend me të ardhura të ulëta e varfëri, që përgjatë dy dekadave të fundit, është përleshur në valët e rremetet e tranzicionit të pafund?

Kush është Franziska Tschinderle?

Unë kam lindur në vitin 1994 në Austrinë e Jugut. Kam studiuar gazetari dhe histori në Vjenë dhe kam punuar si gazetare që nga viti 2015.  Kam raportuar shumë herë nga Kosova, duke shkruar artikuj për gazetën javore zvicerane “Wochenzeitung” (WOZ), për të përjavshmen gjermane “Die ZEIT” dhe radion austriake “1”.

-Si vendosët të shkruani për Shqipërinë?

Momentalisht po punoj për temën time të masterit në lidhje me pushtimin gjerman të Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore, si dhe po mësoj shqip në universitet. Por ç’është e vërteta, unë jam shumë e interesuar për vendet e Ballkanit Perëndimor. Jo më kot kam mbuluar si gazetare ngjarje politike në vendet e rajonit, si referendumin për emrin në Maqedoninë e Veriut, protestat në Serbi ose zgjedhjet në Kosovë. Gjithashtu kam udhëtuar shpesh në Prishtinë dhe aty jam informuar për shqiptarët që jetojnë në Evropën Juglindore dhe Diasporë.  Vendi i tyre, Shqipëria, më rezultoi interesant për 3 arsye. Së pari, sepse është një destinacion turistik në rritje. Së dyti, sepse ajo është izoluar nga pjesa tjetër e Europës për një kohë shumë të gjatë. Dhe së treti, sepse nuk ekzistojnë shumë libra për Shqipërinë në gjuhën gjermane.   

-Ju e keni vizituar personalisht Shqipërinë. Si ishte përvoja juaj, dhe çfarë mbani mend nga ky vend?

Për hulumtimin e librit, u transferova në Tiranë për rreth 5 muaj. Në shkurt të vitit 2020, u ktheva edhe për 3 javë të tjera, për të përfunduar kontrollin e fakteve. Unë isha duke planifikuar kthimin, ndërkohë që vizitoja miq dhe punoja për historitë. Por ndodhi që e gjithë bota u prek nga pandemia Covid-19. Tani për tani, fatkeqësisht, më duhet të qëndroj larg Shqipërisë.

-Çfarë keni bërë konkretisht larg shtëpisë?

Aventura nuk do të kishte qenë e njëjtë pa ndihmën e mikeshës sime Aida Kolenovic, e cila është një përkthyese nga Peja (Kosovë). Pa të, libri ndoshta nuk do të ishte në vëllimin e tanishëm. Aida nuk është vetëm një përkthyese fantastike, por edhe një partnere kritike. Ajo jo vetëm që përkthen intervista, por edhe më bën të reflektoj dhe të diskutoj për gjithçka të dëgjuar. Ne u njohëm me njëra-tjetrën në Kosovë, përpara 4 vitesh. Aida po punonte për EULEX në atë kohë, ndërsa unë isha një gazetare 21-vjeçare, krejt e re në rajon dhe pak e mbingarkuar nga xhungla e institucioneve. Gjatë viteve ne kemi punuar në reportazhe të ndryshme së bashku, dhe jo më larg se vitin e shkuar e pyeta në mënyrë instiktive nëse dëshironte të më shoqëronte për librin në Shqipëri. Ajo më këshilloi të blija një makinë në Austri,  sepse është më lirë sesa të marrësh me qira një të tillë në Tiranë për 5 muaj. Kështu bleva një Golf 3 të vjetër në qytetin tim, i cili është afër kufirit me Slloveninë. Me të përshkuam më shumë se 10.000 kilometra…

-Mendimet tuaja për komunizmin dhe demokracinë në Shqipëri?

E kaluara komuniste zë një pjesë të madhe të librit tim. Mendoj se është shumë e rëndësishme të shpjegojmë të huajt se çfarë lloj regjimi shtypës ka vendosur Enver Hoxha në shumë vite. Nuk janë të pakët ata që mendojnë se Shqipëria Socialiste është e krahasueshme me Bllokun Lindor. Në fakt, historianët në ditët e sotme konfirmojnë se Shqipëria ishte një nga regjimet më të ashpra dhe më të izoluara në Evropë. Kam përshtypjen se brezi i prindërve të mi, të lindur në vitin 1960, ishin paksa të verbër ndaj asaj që ndodhi nën udhëheqjen e Hoxhës. Anëtarët e së majtës në Gjermani mendon se Hoxha ndërto një utopi dhe parajsë socialiste. Kjo e bën kaq të rëndësishme të flasësh për krimet e ndodhura. Libri im përmban historinë e një burri nga Gjirokastra, i cili u përpoq të arratisej në vitet ’70 dhe u ndëshkua me 11 vjet kamp pune në Spaç dhe Qafë Bare. Ai më tregoi për jetën e tij dhe ata njerëz të cilët thonë edhe sot se “ të gjithë ishin njësoj nën regjimin e Hoxhës”, duhet ta lexojnë me patjetër.

-Çfarë kanë të përbashkët Austria dhe Shqipëria?

Austria dhe Shqipëria kanë shumë të përbashkëta kur futet në skenë historia. Austro-Hungaria luajti një rol të madh në pavarësinë e Shqipërisë pas vitit 1912 dhe më parë kjo kishte një ndikim rajonal: veçanërisht në Shkodër, për shkak të katolicizmit. Një fakt tjetër, shumë austriakë nuk kanë asnjë të dhënë: timonieri i Skënderbeut vendoset në Vienë. Ka edhe pjesë të errëta të një historie të përbashkët: kryetari i parë nazist i Vjenës, Herman Neubacher, u dërgua në Shqipëri në 1944, për të formuar një qeveri pro-Hitlerit dhe për të luftuar partizanët. Gjatë hulumtimit tim, gjeta shumë paralele të tilla historike midis Vjenës dhe Tiranës.

-Diçka që nuk e keni shkruar në libër për Shqipërinë …

Libri nuk ka për qëllim të promovojë Shqipërinë, dhe as të përmirësojë imazhin e shqiptarëve. Sepse kjo nuk është puna ime. Si gazetare, qëllimi im i vetëm është: të portretizoj vende dhe të raportoj në mënyrë sa më të ekuilibruar që të jetë e mundur. Gazetarët shpesh priren të përqëndrohen në ato gjëra që nuk funksionojnë-në korrupsion, krim të organizuar, kaos politik. Dhe libri im nuk është i verbër ndaj këtyre gjërave. Por gjithashtu përmban tema,  për të cilat shumë të huaj nuk kanë dëgjuar kurrë.

-Si është pritur “Unterwegs in Albanien”  nga lexuesi i huaj?

Është herët për të dalë në konkluzione. Libri doli në treg më 14 shtator. Megjithatë, shumë njerëz të ndryshëm më kanë lexuar, duke filluar nga të rinjtë që kanë planifikuar të udhëtojnë në Shqipëri për herë të parë, ballkandashësit e vjetër të cilët kanë udhëtuar në rajon shumë herë gjatë viteve, si dhe anëtarë të diasporës shqiptarë, të cilët kanë familje në Shkodër ose Tiranë. Mapo 