Flamuri i Ismail Qemalit

E enjte, 9 Maj, 2024
E enjte, 9 Maj, 2024

Flamuri i Ismail Qemalit

Shqipëria nuk e ka flamurin me të cilin u shpall Pavarësia. Flamuri më pranë asaj ngjarje është ai, me të cilin u varros Ismail Qemali. Ne foto paraqitet pikërisht në çastin e identifikimit, apo të zbulimit në nëntor të vitit 2011.
Një kolege shumë e mirë e punës dhe e shkencës, Ariola Prifti më njoftoi se kishte në duar disa flamuj të paidentifikuar të Fondit etnografik dhe me që unë isha marrë me flamujt, t’u hidhja një sy. E dija shumë mirë dokumentacionin që ruhej në Arkivin e Shtetit dhe që lidhej me flamujt e Muzeut Kombëtar. Identifikimi nuk ishte i vështire. Pra, ishte një punë e përbashkët me Ariolën. Këtë flamur i’a ka dhuruar Ismail Qemalit duka i Monpasierit në mars të vitit 1913, kur ai bëri një vizitë në Vlorë. Ky flamur është valëvitur për një kohë të gjatë në ndërtesën e Qeverisë së Vlorës. Kur Ismail Qemali u largua nga Shqipëria kërkoi të merrte me vete një kujtim. Dhe i u dha ky flamur, të cilin e mbajti gjithmonë pranë. Kur vdiq ne Peruxhia, më 25 janar 1919, trupi i tij u mbulua me këtë flamur. Edhe gjatë varrimit në Kaninë më 12 shkurt 1919 arkivoli u mbulua po me këtë flamur. Në vitin 1932 u krye rivarrimi në Sheshin e Flamurit në Vlorë. Përsëri arkivoli u mbulua me këtë flamur. Mbas ceremonisë së varrimit, i biri i tij, Et’hem Bej Vlora, i’a dorëzoi prefektit të Vlorës z. Nepravishta për ta ruajtur në Muzeun Kombëtar. Dhe atje u ruajt.
Por flamujt u dorëzuan pa inventar dhe pa histori në vitin 1946 në Institutin e Shkencave. Kështu flamujt mbeten anonim. Po të mos ishte dokumentacioni në Arkiv ne nuk do ta kishim njohur kurrë këtë flamur, qe është flamuri më pranë Pavarësisë që ka Shqipëria.
Me dhënien e njoftimit nga QSA u hapën aktivitetet për 100 vjetorin e Pavarësisë dhe kjo u quajt si ngjarja më e rëndësishme. Flamurit i bëmë një ndërhyrje të lehtë konservuese për një ekspozim më të mirë.
Flamuri është formuar nga dy pëlhura të leshta të qepura bashkarisht, mbi të cilat është stampuar shqiponja. Anash ka vendin ku kalonte litari. Një pjesë e litarit, ashtu siç u pre dikur, ruhet në vendin e vet. Nga mbrapa, në një kënd, ndodhet e stampuar vula e Prefekturës së Vlorës.

Nga Frederik Stamati