Gabriel Bukola, arbëreshi i psikologjisë italiane

E enjte, 9 Maj, 2024

Arbëreshët kanë dhënë kontributin e tyre në shumë fusha të jetës. Veç arritjeve në fushën e kulturës, politikës, historisë etj., të shumta janë arritjet e tyre edhe në fushën e mjekësisë. Këtu vlen të përmendet një figurë e spikatur e mjekësisë italiane të shekullit XIX, Gabriel Bukola (1854–1885).

Ai lindi në një familje arbëreshe të fshatit Munxifsi (Mezzoiuso) të Siçilisë. Ndoqi studimet e larta e u diplomua në Universitetin e Palermos (1874–1879). Shërbeu si mjek në spitalin e Rexhio-Emilias, më 1881 kaloi në Institutin Psikiatrik Universitar të Torinos e më pas në Palermo. Më 1884 fitoi konkursin për specializim në Mynih. Ndonëse vdiq në moshë të re, la pas 33 punime shkencore në fushën e psikologjisë eksperimentale. Dy nga veprat më të rëndësishme të tij janë “Doktrina e trashëgimisë dhe fenomenet psikologjike” (1879), në të cilën dha mendime për dukuritë psikike, sidomos për rolin e faktorit të trashëgimisë në zhvillimin e personalitetit dhe “Ligji i kohës në fenomenet e mendimit; sprovë psikologjike eksperimentale” (1883). Bukola vlerësohet si një ndër psikologët që hodhën bazat e psikologjisë eksperimentale në Itali në gjysmën e dytë të shek. XIX.