Zgjedhjet në Australi, tre shqiptarë në garë

E shtunë, 27 Prill, 2024

Edhe pse shteti Victoria akoma ndodhet në fazën e 4-të të kufizimit të COVID-19, kjo nuk do të pengojë zgjedhjet e Qeverisjes Vendore që do të mbahen më 24 Tetor të këtij viti. Votimi do të bëhet ndryshe nga herët e tjera ku qytetarët deri tani votonin në një prej vendvotimeve  të caktuar, ndërsa kësaj radhe votuesit do te pranojnë flet votimet përmes postës më 6,7 dhe 8 Tetor dhe do të dërgohen para datës 23.

Do te  votohet për gjithsej 79 këshilla të komunave ku në dy prej tyre në garë janë kandidatë shqiptarë, Jim Memeti në qytetin Dandenong ku aktualisht kryen detyrën si Prefekt qyteti, ndërsa në qytetin Shepparton Dinny Adem i cili aktualisht është këshilltar dhe zv. Prefekt i këtij qyteti.

Që të dy qytetet në fjalë, Sheppartoni dhe Dandenongu njihen si vatrat shqiptare ku janë ngushtë të lidhura me historinë e shqiptarëve, dy qytete më të banuar me shqiptar në Australi.

Shqiptarët që mbërritën në vitet 1920-1930 u vendosën në zonat rurale dhe u morën me bujqësinë, kryesisht në rritjen e frutave.

Numri më i madh arriti në Shepparton ne vitin 1928 nga shqiptarë që jetonin në Australinë Perendimore dhe me prejardhje pikërisht nga zonat e Korcës, ku ndër të parit ishin Ismail Birangi dhe Sabri Sali, të cilët u transferuan në Shepparton ku krijuan familjet e tyre me miqtë e tyre Reshit Mehmet dhe Feti Haxhi. Sot në këtë qytet  jetojnë gjenerata e 5-të shqiptare.

Në vitin 2015-2016 Dinny Adem si kryebashkiak i qytetit arriti të nënshkruaj një marrëveshje me qytetin e Korcës që njihet si marrëveshje vllazërore mes dy qyteteve dhe nëse përsëri zgjidhet si prefekt ai dëshiron të shoh një bashkëpunim më të ngushtë, si në shkëmbimin e studentëve dhe vizita anasjelltas mes agronomëve dhe inxhinierëve të ndryshëm që do të jetë në dobi të të dy qyteteve.

Po ashtu një ndër prioritet e Dinny Adem si këshilltar dhe Prefekt do te jetë ndërtimi i rezervuareve të ujit nga lumi Murry që viteve të fundit është  shndërruar në një shqetësim masiv dhe që i kanoset fermerëve ku sic thotë ai nëse nuk sigurohet uji për vaditjen e fermave do të shohim një shpërngulje të dhimbshme të qytetarëve nga vatrat e tyre.

Që të dy kandidatët për këshilltar Memeti dhe Ademi i ofrojnë elektoratit të tyre përkatës  lëshime në tatime dhe qira për bizneset me qellim për rimëkembjen e ekonomisë pas COVID-19. Po ashtu Memeti thote se gjatë disa muajve të kaluara në izolim, këshilli i qytetit Dandenong ka shpërndarë më shumë se 125 tonë ushqimi për njerezit në nevojë si dhe Ipad për moshatarët për të mundësuar komunikimin me ë afërmit e tyre.

Përfitimet e shqipatrëve në qytetin Dandenog  janë të dukshëm nga 4 mandet e Memeti si kryebashkiak. Sot një prej rrugëve të këtij qyteti mbanë emrin ‘Këshava Grove’ kurse më 30 Gusht u hap dhe parku ‘Këshava Reserve’ në perkujtim të fshatit Këshavë që ndodhet në komunën e Manastirit (Maqedonia e Veriut)

Memeti thotë se nga këshilli janë aprovuar $350.000 dollarë për rindërtimin e kuzhinës në ‘George Andrews Reserve’ që njihet si foleja e KF Prishtina (Dandenong Thunder).

Ky klub futbolli thotë Memeti ka luajtur një rol të rëndësishëm për komunitetin tonë andaj e kemi për detyrë të përkrahim sa më shumë.  Vitin e kaluar këshilli i qytetit ndihmoj në ndërtimin e dhomave VIP (Corporate Box) që i kushtuan këshillit komunal $300.000 si dhe $30.000 te tjera u përdorën për përmirësimin e bankave të lojtarevë rezervistë në fushë. Pra një ndihmë e konsiderueshme që pa Memetin do të ishte veshtirë të arrihej thotë trajneri i klubit Samson Elmazi.

Pa dyshim se prioritet number një i Memeti gjatë mandatit të ri do të jetë ndërtimi i qendrës ‘Aquatic Center’ në Dandenong e cila do të kushtoj $50 milion dollarë, që e tejkalon koston e 20 milionëve që u perdorën për ndërtimin e qendrës ‘Springvale Community Hub’.

Që të dy kandidatët  tani më kanë një përvojë shumë vjeçare në përbërjen e qeverisjes lokale në Australi si këshilltar komune por edhe si Prefekt qyteti dhe në pyetjen tone se ‘A shohin shqiptarë te tjerë të cilët do ndjekin gjurmët e tyre’: Ademi thote se cdo herë është në bisedime me shqiptar në Shepparton dhe këtë vit me kënaqësi në garë për këshilltare do të jetë dhe Shane Sali, që është një fitore jo vetëm për komunitetin shqiptar por edhe për mbar qytetin e Sheppartonit sepse bëhet fjalë për një talent dhe guximtar të jashtëzakonshëm thotë Dinny Adem, ndërsa Memeti thote se nëse kam edhe një këshilltar shqiptar do të ishte më lehtë për te përkrahur projekte të ndryshme që do të jenë në dobi të komunitetit, dhe do të vazhdoj të inkurajoj biznesmen të ndryshëm shqiptar thotë ai.

Të shpresojmë se shqiptarët do të kontribuojnë me votën e tyre në këto zgjedhje dhe të sjellin fitore për kanditatët shqiptar më 24 Tetor.

Nga Nizami Rexhepi Australi