Vendimi / Greqia nuk do të kufizojë numrin e punëtorëve sezonal nga Shqipëria

E enjte, 2 Maj, 2024

Pas ratifikimit në parlament të paktit të ri të bashkëpunimit në fushën e bujqësisë mes dy vendeve Shqipëri-Greqi, deputeti i partisë qeveritare për zonën e Thesprotias, Vasilis Giojakas, ka zhvilluar një takim me ministrin e Emigracionit dhe atë të Bujqësisë të Greqisë, Notis Mitarakis dhe Makis Voridhis. Deputeti grek pas diskutimeve për rrezikun e kalbjes së prodhimit bujqësor nga mungesa e punëtorëve, sidomos i frutave të stinës ka deklaruar se: “Procedura e posaçme për lejimin e transferimit të shtetasve të vendeve të treta dhe punësimi i tyre në ekonominë bujqësore sezonale vendase, siç parashikohet në nenin 42 të aktit normativ të 1 maj 2020 është në fuqi.

Sqarojmë se punëtorët sezonalë të vendeve të treta mund të transferohen në zonat përkatëse, ku kanë kontratë pune. Po ashtu, nuk vlen kufizimi i shifrës së punëtorëve të lejuar të hyjnë në vend, për punë sezonale. Deputeti grek ka bërë të ditur se më parë nuk lejohej transferimi i shtetasve të vendeve të treta nëpër zona të ndryshme të vendit, përveç adresës së deklaruar në lejen e qëndrimit si dhe ardhja nga jashtë Greqisë kishte shumë kufizime. Nga e hëna, punëdhënësit e interesuar mund të aplikojnë në shërbimet kopetente të zyrës së Emigracionit, si në rajonin e Thesprotias apo në të gjithë Greqinë për punësimin pa kufi në numrin e punëtorëve. Aktivizimi i nenit dhe vendimi i dy ministrave hap rrugën për kalimin drejt Greqisë të qindra shqiptarëve punëtorë sezonalë, që kanë siguruar punëdhënës dhe marrëveshje pune. Deri në një konfirmim edhe të policisë doganore e organeve policore në kufi, shtetasit shqiptarë të interesuar duhet të kontaktojnë me punëdhënësit për të filluar sa më shpejt procedurën përkatëse.

*Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i materialit pa cituar burimin “Diaspora Shqiptare”.