Si do të funksionojë Komisioni i Përbashkët i Teksteve, miratohet procedura

E shtunë, 4 Maj, 2024

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e radhës procedurën e funksionimit të komisionit Përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës për Miratimin e Teksteve të Përbashkëta për Diasporën.
Sipas këtij vendimi, detyrat e këtij komisioni përfshijnë hartimin e standardeve të teksteve mësimore të përbashkëta për Diasporën, hartimin e paketës së dokumenteve për procedurat e konkurrimit për tekstet mësimore të përbashkëta për Diasporën, përcaktimin e kritereve të recensuesve të teksteve mësimore të përbashkëta për diasporën si dhe miratimin e teksteve mësimore të përbashkëta fituese për Diasporën.
Ky komision i ngritur në zbatim të marrëveshjes së miratuar midis dy shteteve “Për organizmin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë dhe në përbërje të tij ka përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Kosovës dhe Ministria për Punët e Jashtme dhe Diasporën së Republikës së Kosovës 5 (pesë) përfaqësues si dhe 5 (pesë) përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Republikës së Shqipërisë dhe ministri i Shtetit për Diasporën.

I riorganizuar gjatë muajit korrik pas krijimit të qeverisë së re në Kosovë ky komisioni është njohur më vendimin gjatë një takimi online të organizuar sot nga Qendra e Botimeve për Diasporën. Të pranishëm ishin znj. Shqipe Gashi-Ramadani, Zyra për Planprograme dhe Tekste Shkollore, MASH, Republika e Kosovës; z. Arbër Salihu, Zyra për Planprograme dhe Tekste Shkollore, MASH, Republika e Kosovës; znj. Anila Ferizaj, MASR, Republika e Shqipërisë; z. Edmond Ahmeti, MASR, Republika e Shqipërisë; znj. Erida Koleci, ASCAP (Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar), Republika e Shqipërisë; znj. Evis Mastori, ASCAP (Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar), Republika e Shqipërisë dhe znj. Mimoza Hysa Çuliqi, drejtoreshë e Qendrës së Botimeve për Diasporën), Republika e Shqipërisë.

Mbledhja u përqendrua në diskutimin e paracaktuar në Kalendarin e Punës së këtij Komisioni, mbi standardet e teksteve mësimore të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare për mësimin plotësues në Diasporë. Në vijimësi, u diskutua gjithashtu edhe për saktësimin e takimit të ardhshëm, për të përshpejtuar vijimin e procesit të punës lidhur me hapat e ndjekur, sa i takon hartimit të procedurave të konkurrimit dhe vlerësimit të teksteve të përbashkëta, takim gjithashtu i parashikuar në Kalendarin e punë së Komisionit.

Kliko këtu për të lexuar Vendimin e Këshillit të Ministrave:

VENDIM Nr. 756, datë 23.9.2020 PËR FUNKSIONIMIN E KOMISIONIT TË PËRBASHKËT TË SHQIPËRISË DHE KOSOVËS PËR MIRATIMIN E TEKSTEVE TË PËRBASHKËTA PËR DIASPORËN