Ukrainë/ Agjencia Kombëtare e Diasporës dhuron fjalor dygjuhësh shqip-ukrainisht

E shtunë, 4 Maj, 2024

Agjencia Kombëtare e Diasporës në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit me Universitetin Humanitar Shtetëror të Izmailit, ka nisur ditën e sotme drejt Ukrainës 660 fjalorë dygjuhësh shqip-ukrainisht të botuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën dhe pajisje për Qendrën e Informacionit të Shqipërisë në këtë universitet.

Fjalori dygjuhësh për fëmijë, shqip-ukrainisht i botuar nga QBD është përkthyer nga  Anastasia Zakoretskaya dhe është konceptuar për fëmijë të moshës deri në 6 vjeç dhe shoqërohet me ilustrime të përzgjedhura me kujdes për t’i qartësuar dhe për t’i konkretizuar edhe më shumë fjalët duke i bërë ato edhe më të kuptueshme për fëmijët.

Memorandumi i Bashkëpunimit mes Agjencisë Kombëtare të Diasporës dhe Universitetit Humanitar Shtetëror të Izmailit, parashikon gjithashtu krijimin e Qendrës së Informacionit të Shqipërisë pranë këtij universiteti, me qëllim për të nxitur organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në ruajtjen e gjuhës shqipe, kulturës, traditave dhe trashëgimisë kulturore shqiptare në Ukrainë.

Disa nga synimet e kësaj qendre do të jenë: Organizimi dhe kryerja e eventeve që synojnë forcimin e bashkëpunimit dypalësh, mësimin e gjuhës shqipe, zhvillimin e kulturës dhe traditave kombëtare të popullit shqiptar; informimin e qytetarëve te Ukrainës për ngjarjet kryesore në sferat publike sociale, ekonomike, kulturore, arsimore të Shqipërisë; krijimin e kushteve për studimin e gjuhës shqipe nga studentë, mësues si dhe grupe të interesuara nga jugu i rajonit të Odesës; fillimin dhe realizimin e projekteve të diplomacisë publike dhe kulturore;  bashkëpunimin me qendrat e Informacionit të shteteve të tjera në kuadër të projekteve të Universitetit Humanitar Shtetëror të Izmailit; bashkëpunimin me institucionet shqiptare për Diasporën për realizimin e detyrave kryesore dhe misionit të saj, etj.