Historia/Ergis Arkaxhiu, nga futbollist në një model angazhimi në fushën sociale

E premte, 17 Maj, 2024

“Të emargjinosh emargjinimin” përbën moton e një objektivi të vështirë për të arritur por aspak të pamundur për t’u tentuar. Plot shqiptarë të emigracionit përfshihen në këtë mision. Njëri prej tyre është edhe Ergis Arkaxhiu, i cili prej 8 vjetësh ndihmon në Romë Institutin fetar Don Kalabria të integrojë të rinjtë e të huajt në nevojë në jetën profesionale e sociale të vendit ku jetojnë. Si përgjegjës i aktiviteteve dinamike e sportive lidhur me emergjencat sociale të Institutit, Arkaxhiu ka promovuar vlerat më edukuese të aktivitetit fizik zbatuar kulturave të ndryshme.

Lindur në Kavajë në 1983, Ergisi nis karrierën si portier futbolli profesionist me ekipet zinxhir të klubit lokal “Besa”. Debuton atëherë në kategorinë e parë e në Kupën e Shqipërisë. Shokët e krahasojnë me ish-portierin italian Anxhelo Peruci, kampion bote në 2006, e me të cilin ndan një ngjashmëri në stilin e lojës. Pasi mbaron gjimnazin “Aleksandër Moisiu”, në 2003 është në Romë si student i universitetit sportiv “Foro Italico”.

Nuk janë shumë shqiptarët e këtij universiteti por përbëjnë një grup të lidhur e shumë të angazhuar në aktivitetet sportive. Nevojat e jetës universitare pamundësojnë një angazhim të plotë sportiv profesionist por Arkaxhiu vazhdon karrierën si portier titullar në nivel diletantësh. Në 2007, me të protagonist, “Foro Italico” fiton kampionatin e universiteteve të Romës. Forcon përvojën sportive duke ndihmuar në përgatitjen atletike të lojtarëve të shoqërive lokale të futbollit “ASD Brillante”, “RC Garbatella”, “TANAS – Casalotti”, “ASD Pian Due Torri”. Në to angazhohet edhe në sektorin e trajnerëve, kurse më pas tek SVS Roma është instruktor i shkollave të futbollit. Ciklin e parë trevjeçar të studimeve universitare e mbyll në 2011 dhe specializimin para 6 muajsh në shkencat e teknikat e sportit me një tezë eksperimentale mbi ndërhyrjen edukative ndërkulturore përmes veprimtarive sportive, pikërisht sektori me të cilin bashkëpunon me Institutin Don Kalabria.

Pëveçse bashkërendues i projekteve sportive, Arkaxhiu aktivizohet me Institutin edhe në  marrëdhëniet me entet partnere të minibashkive romane e shoqatave të vullnetarëve. Në aspektin social ka ndihmuar, gjithnjë si përgjegjës në Institut, në 2019-2020 në pajisjen e të varfërve e të pastrehëve me materiale konsumi, në zbatim të projektit bashkiak “Përtej çatisë”. Në bashkëpunim me “Foro Italico”-n e ndihmuar nga profesori Antonio Tessitore, së fundmi Ergisi ishte pjesëmarrës në zhvillimin e pjesës sportive të projektit evropian EDUPACT.