Sot 134 vjetori i Kolë Kamsit, pionerit të studimeve për Arbëreshët

E premte, 10 Maj, 2024

Kolë Kamsi është një nga studiuesit më të rëndësishëm shqiptar. Kryevepra e tij mbetet fjalori arbëresh por Kamsi u dallua edhe me veprat “Manual praktik i gjuhës shqipe”, “Jeta dhe veprat e Frang Bardhit” , “Goja e popullit tonë”, etj.

Kolë Kamsi lindi me 23 shtator 1886 në Shkodër. Në historinë e kulturës kombëtare shqiptare njihet si një personalitet shkencor dhe letrar, mësues dhe pedagog i gjuhës shqipe, historian, filolog, folklorist, hartues tekstesh shkollore, gjuhëtar, përkthyes, prozator e fabulist, publicist e redaktor.

Duke ecur në gjurmët e një tradite patriotike e kulturore shekullore të të parëve të vet, Kolë Kamsi ndoqi shkollën fillore e të mesme duke marrë diplomën në Shkollën Teknike Tregtare italiane në qytetin e lindjes. I vijoi, pra, me 1904 studimet në Kolegjën e Shën Adrianit, duke kryer me 1907 shkollën normale në atë qendër arbënore. Po atë vjetë emërohet mësues i gjuhës shqipe në Shkollën e Vlorës. Ndërsa më 1915-1916 emërohet drejtor kur çelet shkolla fillore për djem në Vlorë, dhe gjatë vjetëve të Luftës së parë Botërore boton disa libra për shkollat fillore (abetaren «Jeta e ré» që pati dy botime e nji botim të tretë të përgatitun, por të pabotuem; «Mësime përmbi natyrën» e antologjinë «Lulet e mendimit»). Ka punuar si mësues në qytete të ndryshme të vendit, si në Vlorë, Korçë, Shkodër e Tiranë, duke dhënë një kontribut të madh për gjuhën shqipe. Jep mësim shqipje, bashkë me Jani Mingën, në kursin e shkurtë pedagogjik për përgatitjen e mësuesve shqiptarë, që do të jepshin mësim në 44 shkollat e hapuna në krahinat e Vlorës e të Gjirokastrës. Më 1920-n Kolë Kamsi ishte në Shkodër në shkollën qytetëse të françeskanëve dhe me hapjen e gjimnazit të shtetit punoi aty si mësues i gjuhës shqipe.

Më 1940-n ai punoi në Komisionin Teknik të teksteve pranë Ministrisë së Arsimit së bashku me Aleksandër Xhuvanin dhe Eqerem Çabejn. Pas Luftës së Dytë Botërore punoi për pak kohë në Institutin e Studimeve në Tiranë me cilësinë e folkloristit pastaj në qytetin e lindjes, në gjimnazin “29 Nëntori” dhe në shkollën pedagogjike “Shejnaze Juka”. Me riorganizimin e Institutit të Shkencave Kolë Kamsi u zgjodh “kandidat i shkencave”, ndërsa më pas punoi si pedagog i folklorit shqiptar në Institutin e Lartë Pedagogjik 2-vjeçar të Shkodrës. Kolë Kamsi është autor i mjaft teksteve shkollore, si dhe bashkautor me Ndue Palucën dhe Ernest Koliqin,etj. Kola është autor i disa artikujve për zhvillimin e arsimit shqiptar, ndërsa është vlerësuar si një shkencëtar i shquar , veprimtaria kërkimore-shkencore e të cilit shtrihet në një periudhë 53-vjeçare (1907-1960). Kontributet e tij në studimet albanologjike janë të trefishta: në lëmin e gjuhësisë, të letërsisë e folkloristikës dhe historisë. Qe drejtor i shkollës fillore «Teuta» në Shkodër (1924), drejtor i Kursit pedagogjik në Korçë (1925) si dhe themeluesi e i pari drejtor i shkollës Tregtare e i Konviktit në Ujë të Ftohtë – Vlorë (1926); drejtor i Institutit Tregtar, po në atë qytet (1927); drejtor i Institutit Femnor «Donika Kastrioti» (Shkodër, 1936); drejtor i Institutit «Nana e Skanderbegut» (Tiranë, 1939); drejtor i Gjimnazit të Shtetit (Shkodër, 1942).

Përveç këtyne detyrave, që diftojnë zotësí e vlerësim, e që lidheshin vetëm me nji anë të veprimtarisë së tij, Kolë Kamsi qysh heret pat fillue me dhanë ndihmesën e vet në fushën e folklorit, si mbledhës e si studjues. Kështu qe mis i rregullshëm i Institutit të Studimeve Shqiptare (1940), themelue prej Ernest Koliqit, e i Institutit Shqiptar për Studime e Arte (1944), president i të cilit qe Át Anton Harapi. Nji kohë të shkurtë punoi në Institutin e Shkencave në Tiranë (1948), Institut që kishte trashigue, përveç veprimtarisë, arkivin dhe bibliotekën e çmueshme albanologjike të Institutit të mâparshëm, tue qenë praktikisht vijim i tij. Kthei përsërí në Shkodër dhe me 1957 qe emnue pedagog i folklorit në Institutin e Lartë Pedagogjik Dyvjeçar të Shkodrës. Dhe kryevepra e tij është veçanërisht fjalori arbëresh, i cili u botua vetëm pas 40 vjetësh.

Në fushën e gjuhësisë ai u dallua me veprën “Manual praktik i gjuhës shqipe”, shkruar italisht-shqip mbi strukturën gramatikore të gjuhës shqipe. Me rëndësi është dhe bashkëpunimi i tij në “Fjalorin italisht-shqip” të Fulvio Kordinjanos. Të vlefshme janë dy monografitë e tij “Jeta dhe veprat e Frang Bardhit” dhe “Disa vërejtje gjuhësore mbi veprën e Pashko Babit”. Për institutin e Studimeve, më 1948-n, Kamsi redaktoi veprën “Material leksikor”, të mbledhur në rrethin e Gjakovës nga Murat Paci, ish-nxënës i Gjimnazit të Shtetit të Shkodrës që u vra nga fashistët në vitin 1943.

Për historinë e letërsisë shqiptare, përveç artikujve mbi shkrimtarët arbëreshë, Kolë Kamsi botoi punime me vlerë edhe për Pashko Vasën, Filip Shirokën, Gjergj Fishtën, Luigj Gurakuqin, Fan S. Nolin, Justin Rrotën etj. Me interes janë edhe artikujt mbi Ismail Qemalin, Miss Edit Durhamin, etj. Në fushën e folkloristikës sonë Kolë Kamsi mbetet një nga studiuesit më të mirë të proverbave të shqipes me veprën e tij të çmueshme “Goja e popullit tonë”. Libri përmbledh thënie popullore të shkurtra, Në fushën e krijimtarisë së tij letrare janë për t’u shënuar disa vjersha për fëmijë, disa tregime të bukura edukative etj. Për të gjitha këto, Kolë Kamsi është nderuar me tituj si “Urdhrin e Flamurit”, “Mësues i Popullit”, “Profesor”, “Mirënjohje e qytetit të Shkodrës”, ndërsa dhe një titull nderi që jepet në Shkodër për personalitetet e arsimit mban emrin “Kolë Kamsi”.

Nga Willy Kamsi/ Ish Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Vatikan