Mësuesit shqiptarë në Diasporë bashkë për unifikimin e mësimit të gjuhës shqipe

E shtunë, 27 Prill, 2024

Në një takim të mbajtur përmes platformës së videokonferencave Zoom, “Këshilli i Mësimit Shqip për Diasporë” (KMSHD-ë) ka vënë në rend të parë sensibilizimin e mërgimtarëve shqiptarë, në përkrahjen e shkollave shqipe, me qëllim ruajtjen dhe vazhdimësinë e gjuhës amtare te fëmijët.

Sipas tyre ruajtja e gjuhës amtare, për mërgimtarët shqiptarë kudo qofshin ata, duhet të merret si obligim kombëtar, sepse humbja e gjuhës shoqërohet edhe me pasoja serioze të fëmijët shqiptarë, që lindin dhe rritën në mërgim.

Në takimin virtual u diskutua mbi domosdoshmërinë për t’i bindur prindërit se sa e rëndësishme është që t’i dërgojnë fëmijët në shkolla shqipe. Sipas tyre procesi i bashkëpunimit me prindërit nuk është kryer si duhet deri më tani, por duhet të ketë një koordinim të mirëmenduar për më tej.

Rreth këtij qëndrimi kishte mendime të ndryshme të anëtarëve të KMSHD-së, por të gjithë ishin dakort se pa një bashkëpunim të mirëfilltë institucional me institucionet shqiptare (Shqipëri – Kosovë) vështirë se mund të ketë suksese të arritshme dhe rritje të numrit të nxënësve, dhe ndërgjegjësim të lartë për shkollën shqipe.

Mustafë Krasniqi theksoi se“Ne duhet të jemi zëri i vërtetë i mërgatës, që këtë zë besnikërisht ta përçojmë te institucionet tona të atdheut dhe së bashku të kërkojmë nga bashkëkombësi ynë mërgimtarë të ndërgjegjësohet, që fëmijët e tyre t’i sjellin në shkollën shqipe ”.

“Si kurrë më parë kemi përkrahjen institucionale dhe për këtë besoj se së bashku do të arrijmë realizimin e vizionit dhe misionit tonë si KMSHD për unifikimin e diasporës shqiptare, për shkollën shqipe”, tha z. Vaxhid Sejdiu.

Vizioni këtij Këshilli është sensibilizimi i gjithë faktorëve kombëtar (prindërit, shoqatat dhe institucionet shtetërore) që sa më parë të arrijmë në një platformë kombëtare, për një shkollë shqipe kombëtare, të unifikuar dhe funksionale.

Në më se tridhjetë vjet zhvillohet mësim në gjuhën amtare në disa shtete të Evropës, por ende nuk kemi as tekste të unifikuara, as tekste të përshtatshme për këtë lloj mësimi që zhvillohet në kushte dhe rrethana të veçanta dhe as dokumentacion pedagogjik të njëjtë.

Ndërsa Misioni i KMSHD-së, është bashkimi i forcave arsimore dhe shkencore në Diasporë dhe së bashku me Institucionet të realizojë zgjidhjen e kërkesave të atyre problemeve kyçe në unifikimin e shkollave shqipe në Diasporë. Pasi këto shkolla kanë për qëllim mbrojtjen e gjuhës dhe të identitetit kombëtar, të mbështetur në baza të forta didaktike, linguistike dhe ato shkencore, me moto ”një gjuhë një komb”, që dhe duhet të jetë unike për të gjitha shkollat shqipe: Gjuha, platforma digjitale, tekstet shkollore, tekstet plotësuese, dokumentacioni pedagogjik, pavarësisht nxënësit se nga cilat troje shqiptare vijnë.

Ky Këshill, me profesionalizmin e vet shkencor, didaktiko-lingustik u zotua se do të jetë në krye të detyrës, në unifikimin e shkollës shqipe, në bashkëpunim me shoqatat, këshillat e prindërve dhe prindërit e Diasporës shqiptare, si dhe me institucionet tona, Qendrën e botimeve të dy shteteve tona shqiptare. Këshilli do të mbështetet në platformën unifikuese të mbarë Diasporës shqiptare, duke qenë zëri i arsyes në përcjelljen e shqetësimit, për shkollën shqipe, tek institucionet tona duke ua bërë me dije, se nëse nuk i qasemi me seriozitet këtij problemi të ndjeshëm, në të ardhmen ka drojë se do të përballemi, me të padëshirueshmen, me asimilimin e fëmijëve mërgimtarë-shqiptarë!